Politike

Kritikat për largimin e të rinjve shqiptar, Rama: Pse po largohen nga Italia? I keni parë shifrat....

Rama u shpreh se largimi i personave nga vendi është kthyer në trend e se nuk ka asnjë forcë që mund ta përmbysë pavarësisht progresit që mund të bëhet.

4 Prill 2023, 10:36 Nga A.B
Kritikat për largimin e të rinjve shqiptar, Rama: Pse po largohen nga
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama krahasoi largimin e të rinjve shqiptarë nga vendi me atë që ndodh në Itali. Ai përmendi udhëtimin e tij të fundit në Verona, duke thënë se guvernatori italian kishte shqetësim për largimin e të mjekëve nga vendi. Rama u shpreh se largimi i personave nga vendi është kthyer në trend e se nuk ka asnjë forcë që mund ta përmbysë pavarësisht progresit që mund të bëhet.

"Për sa i përket këngës së ikjes, Verona është në rajonin më të pasur të Italisë, ka një prodhim të brendshëm bruto 5 miliard, ka 600 mijë ndërmarrje, kemi pasur një darkë pune me guvernatorin, dhe e dini cili është shqetësimi i tyre; largimi i mjekëve, largimi i specialistëve më të lartë. Tani pse ikin? Se ka korrupsion? Jo, ikin se kjo është koha ku ne jetojmë, e bën të mundur që aspiratat më të larta të ndiqen duke shkuar në vendin ku pagat janë më të larta. Nuk ka asnjë forcë që të përmbysë këtë trend, duhet që të bëjmë progresin që mund të bëjmë dhe kjo rritje pagash do ndihmojë shumë po nuk do ta frenojë këtë trend. Flitet gjithmonë për të ikurit, thuhet shifra që e bëjnë atë 7 herë 7- 42 sikur të jetë algjebër"

edi rama

Sondazh

Poll