Politike

Shpopullimi i vendit/ Salinas ia thotë në sy Ramës: Të rinjtë s'largohen për pagën, mungon perspektiva

Salinas tha se është mungesa e perspektivës që e bën largimin një çështje më komplekse.

4 Prill 2023, 10:23 Nga a.b;f.g
Shpopullimi i vendit/ Salinas ia thotë në sy Ramës: Të
Emanuel Salinas dhe Edi Rama

TIRANE- Përfaqësuesi i Bankës Botërore, Emanuel Salinas ia tha në sy kryeministrit Edi Rama se largimi i të rinjve nga vendi nuk lidhet vetëm me pagat. Salinas tha se është mungesa e perspektivës që e bën largimin një çështje më komplekse.

Pyetja: Jeni njohur me vendimin e qeverisë për të rritur pagat, në këndvështrimin tuaj, ky është hap që ndikon në frenimin e largimit të të rinjve apo ndikon në rritjen e borxhit publik?

Emanuel Salinas: Jemi njohur me këtë nismë, çështja e migracionit është komplekse, po pagat janë një pjesë e rëndësishme e saj, por kur flasim me të rinjtë, nuk është vetëm çështja e pagave por dhe çështja për të pasur një punë që krijon një perspektive për të ecur përpara. Ne mendojmë se kur hedhim sytë pas sesi mund ta trajtojmë migracionin na duhet të theksojmë rolin investues. Mendojmë se ka më shumë potencial për të sjellë në vend invesime që do krijojnë vende pune, mundësi për një krijim zinxhiri. Aktualisht ka një nivel të lartë prodhimi, na duhet të ecim në një nivel më të lartë prodhimi. Na duhet të shihet si një rrugëtim, pasi ka gjëra të tjera që ndodhin. Kemi nisur bashkëpunim me ministrinë, na duhet të harmoizojnë, të vëmë copëzat në harmoni.

Për pagat, ka një paketë masash që përfshin përmirësim të mbledhjes së të ardhurave, kjo është e rëndësishme.

Rama: Nuk ka asnjë lidhje me rritjen e borxhit, nuk do marrim borxh për të rritur pagat. Do ecim konform gjithë planit të stabilitetit në aspekin e borxhit. Sot është një domosdoshmëri e mundshme. Sot është e mundur sepse kemi arritur rezultate domethënëse në të gjithë procesin. Shifrat që ju dhashë janë arsyeja pse rritëm pagat, nuk është borxhi. është rritje e lartë dhe e kalkuluar./Dosja.al

edi rama emanuel salinas

Sondazh

Poll