Politike

'900 mln euro vetëm për ju'/ Përfaqësuesi i Bankës Botërore: Kufiri në Shqipëri është veç qielli

Emanuel Salinas u shpreh se janë tre shtylla kryesore ku do të investojnë, duke vënë theksin tek lumi Vjosa. 

4 Prill 2023, 10:24 Nga k.m.
'900 mln euro vetëm për ju'/ Përfaqësuesi i
Emanuel Salinas

TIRANË- Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas, gjatë një konference me kryeministrin Edi Rama, u shpreh se kanë diskutuar për disa projekte, të cilat do t’i financojë Banka Botërore. Shuma e të cilave do të jetë 900 milionë euro. Po ashtu, ndër të tjera në fjalën e tij, Salinas u shpreh se janë tre shtylla kryesore ku do të investojnë, duke vënë theksin tek lumi Vjosa. 

Fjala e përfaqësuesit të Bankës Botërore, Emanuel Salinas:

BB ka 30 vjet që punon në Shqipëri dhe shohim që është arritur shumë përmes bashkëpunimit që në thelb përcakton kontratën me ju. Në kuadër të këtij partneriteti mendojmë që është arritur shumë por ka edhe shumë për të bërë. Ka shumë vende pune që po krijohen. Sfida është të krijojmë mundësi më të mira pune. Shtylla e dytë e strategjisë tonë është tek kapitali njerëzor, siç e dimë të gjithë ne jemi të shqetësuar për numrin e personave që largohen nga Shqipëria. Mendojmë që është arritur shumë dhe kemi punuar me qeverinë për shëndetësinë, rindërtimin e spitaleve dhe përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor. Mendojmë që ka mundësi për të bërë më shumë, presim mundësi të tjera për të bërë më shumë. Së treti, na duhet qëndrueshmëria. Duket sikur çdo vit ka një krizë të madhe. Ajo për të cilën do të punojmë është të rrisim rezistencën për krizat e ardhshme. Jemi shumë të gëzuar që nisim këtë partneritet të ri. Ia kemi prezantuar bordit për 4 ndërhyrje të reja. Kjo është një gjë që nuk është bërë askund në rajon.

Siç e tha edhe kryeministri, i vë në dispozicion Shqipërisë 900 mln euro. Presim një tjetër projekt që të miratohet së shpejti. Kemi punuar për një projekt i cili do të të trajtojë urat në rrezik nga goditjet natyrore. Është një program i fortë dhe mjaft i madh. Së bashku me më MF kemi punuar për rritur rezistencën fiskale të Shqipërisë. Për t'ju dhënë një ide të fushëveprimit kemi punuar për një projekt i cili do të trajtojë urat në rrezik nga goditjet natyrore. Ka një sërë urash në rrezik. Do të punojmë për të rritur rezistencën nga ndryshimi klimaterik. Së bashku me zyrën e kryeministrit kemi përpiluar një projekt që sheh nga axhenda dixhitale e brezit të ardhshëm. Kjo është faza e parë e projekteve. Pastaj do fokusohemi tek lumi i Vjosës. Lumi të mbetet i egër por edhe i pastër. Kemi shumë gjëra në mendje. Kufiri në Shqipëri është veç qielli, është i pakrahasuar bashkëpunimi që gjejmë me Shqipërinë me vendet e tjera. U jemi mirënjohës pasi keni një angazhim të pashembullt. Angazhimi ndaj Shqipërisë është që ti realizojmë të gjitha këto. Presim me padurim që ju të na mbani përgjegjës.

emanuel salinas

Sondazh

Poll