4 Prill 2023, 10:07
Nga A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas janë duke zhvilluar një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se vendi ynë ka hyrë tashmë në një fazë të re ekonomike, duke renditur zhvillimet në disa sektorë, që nga turizmi, bujqësia, eksportet dhe importet. Kreu i Qeverisë pranoi se gjatë bashkëpunimit ka pasur rezverva dhe kundërshtime mirëpo në fund është realizuar bashkëpunimi.
"Jemi në fazë të re ekonomike. Po ju jap shumë pak shifra për të ilustruar se çfarë thashë. Mbani parasysh se të ardhurat për banorë në vit për Shqipëri janë rritur nga 3 mijë e 300 euro në 6 mië e 990 euro sot. 87.5%, gati dyfish. Për të mos bërë krahasime të tjera, po bëjmë vetëm me veten dhe me me vitin para krizës së madhe të pandemisë dhe të gjithë atyre që pasuan. Eksportet në Shqipëri, në vitin 2022 kanë arritur shifër rekord 4.4 miliard euro, pra këtu ku të gjithë ikin, ka vetëm pleq. Në 2022, 57% më shumë se në 2019, falë punës dhe njerëzve të punës. Falë konkretizimit të të gjithë përpjekjeve që kemi bërë në mbështetje të sipërmarrjes dhe për të hapur rrugë të reja.
Eksportet bujqësore janë rritur, kanë prekur shifrën rekord gjysëm miliardi dollarë.
Të ardhurat vjetore nga turistët e huaj, 36% më shumë se në 2019, numri i tyre preku 7.5 milionë. Rriten të ardhurat 2 herë më shumë se numri i vizitorëve. Është rritur numri i ditëve të qëndrimit, është rritur konsumi i tyre. Të ardhurat nga eksporti i shërbimeve në IT në 2022, 156 milionë euro. 62% krahasuar me 2019. Invesimet e huaja direkte në 2022 janë rritur 29% krahasuar me vitin 2019. 1.7 miliard që është shifra më e lartë e arritur ndonjëherë. Rritja ekonomike pastaj në shifra, në fund dua të falenderoj Bankën Botërore dhe për këtë proces që kemi kurorëzuar tani. Është procesi më i thelluar, më jo konvencional që kemi realizuar. Do të stimulojnë energji të reja zhvilluese.
Kanë qënë shumë aktivë kanë ndihmuar dhe me sygjerime dhe me rezervat që kanë pasur në proces, edhe me kundërshtitë derisa kemi arritur të kemi një kornizë të cilën drejtori do ti japë shpjegimet tani"
edi rama
Politike
4 Prill 2023, 09:57
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi dje hapjen e “Podcast”-it të tij “Përtej P...
Politike
4 Prill 2023, 09:50
A.B
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti Dashnor Sula, ka bërë të ditur për publikun se nuk ka më komunikim me ish-kryetarin e Partis&eu...
Politike
4 Prill 2023, 09:05
k.m.
Foto ilustruese
Artur Meçollari, ish-zëvendëskomandant i Forcës Detare në ushtrinë shqiptare, hyri në ambientet e SPAK...
Politike
3 Prill 2023, 23:30
F.M
Marko Dajti
TIRANË- Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi dhe miratoi listat shumemërore të subjektit zgjedhor “Partia...
Politike
3 Prill 2023, 23:21
F.M
Ambasadorja greke në Shqipëri, Kostantina Kamitsi
TIRANË- Ambasadorja greke në Shqipëri, Kostantina Kamitsi tha se do të vij...
Politike
3 Prill 2023, 23:04
F.M
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula thotë se Elbasani, Durrësi e Shkodra janë të fituara nga Opo...
Politike
3 Prill 2023, 22:42
F.M
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mohuar çdo akuzë që e lidh emrin e saj me...
Politike
3 Prill 2023, 22:38
F.M
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar se javën që vjen kryeministri Edi Rama...
Politike
3 Prill 2023, 22:32
F.M
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar se javën e ardhshme do të arrestohet i...
Politike
3 Prill 2023, 22:12
F.M
Skënder Gjinushi
TIRANË- Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi e ka qujatur Opozitën injorante, referuar akuzave...