Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Dështon seanca në Gjykatën e Elbasanit, nuk paraqiten 5 dëshmitarët dhe avokatja e familjes

Më datë 11 prill është planifikuar të mbahet seanca e radhës, ku do të kërkohet sërish që dëshmitarët dhe të pandehurit që të dëshmojnë.

4 Prill 2023, 10:04 Nga k.m.
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Dështon seanca në Gjykatën e Elbasanit,
Arbër Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani

ELBASAN- Dështon sërish seanca në gjykatën e Elbasanit për çështjen “Xhuvani”. Edhe pse sot ishte planifikuar të merreshin në pyetje 5 dëshmitarë për këtë çështje, asnjë prej tyre nuk u paraqit në sallë. 

Një prej tyre kishte dërguar raport mjekësor, por mister mbeten arsyet se përse nuk u paraqitën 4 personat e tjerë. Në seancë mungoi edhe avokatja e familjes Xhuvani, Rezarta Tahiraj, e cila nuk paraqitet në gjykatë për të dytën seancë me radhë.

Më datë 11 prill është planifikuar të mbahet seanca e radhës, ku do të kërkohet sërish që dëshmitarët dhe të pandehurit që të dëshmojnë. Nëse do të paraqitet asnjë prej tyre, dispozita ligjore do detyrohet të lexojë dëshmitë fillestare të tyre. Në rastin kur këta individë nuk kanë dhënë dëshmi me heret do u hiqet emri nga lista.

Ndërkohë që në të kaluarën, gjykata rrëzoi kërkesën e prokurorisë së Elbasanit për thirrjen e deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për të dhënë dëshminë e tij, pasi ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes në momentin kur ndodhi vrasja.

Si ndodhi vrasja?

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri./Dosja.al

arber paplekaj vrasja e pjerin xhuvanit

Sondazh

Poll