Politike

Sula tregon "përplasjen" me ish-kreun e PD: Mua nuk më flet Lulzim Basha me gojë

Sula tregoi se i kishte kërkuar Lulzim Bashës që në PD të mbahen zgjedhje për kryetarin dhe partia të mos vijojë me kryetar të komanduar. 

4 Prill 2023, 09:50 Nga A.B
Sula tregon "përplasjen" me ish-kreun e PD: Mua nuk më flet
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti Dashnor Sula, ka bërë të ditur për publikun se nuk ka më komunikim me ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa ishte i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", deputeti sqaroi se ai ka kërkuar disa herë Bashës që në PD të mbahen zgjedhje për kryetarin dhe partia të mos vijojë me kryetar të komanduar. 

"Unë nuk jam as kryetar, as sekretar i përgjithshëm, unë jam deputet. Unë dal këtu në emrin tim, për fytyrën time. Jam i vetmi deputet brenda grupit parlamentar, që pas 30 prillit, i kam thënë Alibeajt, ose bashkohuni me Foltoren, ose bëni parti të re. I kam thënë, Sali Berisha u zgjodh me 35-40 mijë vota. Ju zgjidhuni me 3-4 mijë, por nuk e bëjnë. Mua nuk më flet Lulzim Basha me gojë.

Kam thënë që partia duhet të hyjë në zgjedhje për kryetar. Më thoshin, jo. Së fundmi, kam thënë, të dalim ti themi njerëzve, partia pas 4 majit…

Partia duhet të hyjë në zgjedhje. Sali Berisha nëse është burrë i mençur, duhet të krijojë kabinetin në hije"

dashnor sula lulzim basha

Sondazh

Poll