Aktualitet

Një ditë pasi u dekretua! Drejtuesja e re e SHISH prezantohet me stafin, Rama: Urime!

Propozimi i emrit të Hysenit nga ana e Ramës shkaktoi një valë reagimesh nga ana e opozitës.

4 Prill 2023, 08:44 Nga A.B
Një ditë pasi u dekretua! Drejtuesja e re e SHISH prezantohet me
Rama, ministrat dhe Vlora Hyseni

TIRANËKryeministri Edi Rama ka publikuar një foto krah drejtueses së re të SHISH, Vlora Hysenit e cila u dekretua dje nga presidenti Begaj. Hyseni u prezantua sot me institucionin që do të drejtojë. 

Rama ka ndarë në Facebook-un e tij një foto bashkë me drejtuesen e re të SHISH, ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe nëndrejtorin e SHISH Oljan Kanushi.

"Sapo mbaruam prezantimin në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila u dekretua dje nga Presidenti i Republikës. Urime"- shkruan Rama. 

Vlora Hyseni ka marrë drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Një ditë më parë presidenti Bajram Begaj dekretoi Hysenin në krye të SHISH. Kreu i saj i mëparshëm Helidon Bendo dha dorëheqjen me arsyetimin se do ndjekë studimet në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara.

Propozimi i emrit të Hysenit nga ana e Ramës shkaktoi një valë reagimesh nga ana e opozitës. Kjo pasi Hyseni, më parë ka mbajtur post drejtues në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, por kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani e kanë shkarkuar atë. /Dosja.al

edi rama vlora hyseni

Sondazh

Poll