Politike

Mori firmën e Nokës, Marko Dajti zyrtarisht jashtë garës së 14 majit, KQZ: S’ka respektuar kuotën gjinore

Në këtë seancë u caktuan Vendet e Numërimit të Votave dhe vendndodhja e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

3 Prill 2023, 23:30 Nga F.M
Mori firmën e Nokës, Marko Dajti zyrtarisht jashtë garës
Marko Dajti

TIRANË- Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi dhe miratoi listat shumemërore të subjektit zgjedhor “Partia Demokracia Sociale” për bashkitë Tiranë, Durrës, Berat, Elbasan, Fier, Lushnjë, Korçë, Lezhë, Shkodër, Kamëz dhe Vlorë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.

Gjithashtu, u shqyrtuan dhe u miratuan listat shumemërore të kandidatëve për anëtarë të këshillit bashkiak të subjektit zgjedhor “Partia Gjelbër” për bashkitë Elbasan, Korçë dhe Lezhë. 

Në këtë seancë u caktuan Vendet e Numërimit të Votave dhe vendndodhja e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

Por, “Frontin i Majtë” i Marko Dajtit nuk është regjistruar në zgjedhje për parlamentin vendor të Tiranës. KQZ mori vendimin për ta rrëzuar listën e “Frontit të Majtë” për këshillat vendor të Tiranës, duke e lënë përfundimisht jashtë zgjedhjeve për këshilltarët bashkiakë.

Sipas KQZ, “Fronti i Majtë” nuk ka respektuar kuotën gjinore, lista shumë-emërore mbyllet me numrin rendor 32, duke mos plotësuar numrin e kandidatëve, ndërsa disa emra që janë në listë, figurojnë edhe në listat shumë-emërore të disa partive të tjera.”

Marko Dajti dhe partia e tij depozituan kërkesën në KQZ falë firmës së Flamur Nokës. Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe njëkohësisht numri dy i PD-së së Sali Berishës, ka hedhur firmën që komunisti Marko Dajti, të kandidojë si përfaqësues i Frontit të Majtë, për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 14 majit. Dokumenti është firmosur më 27 mars.

marko dajti

Sondazh

Poll