Politike

Sula bën parashikimet për 14 majin: Durrësin, Elbasanin dhe Shkodrën i fiton Opozita, Tiranën s’e marr dot përsipër

Kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi, Sula e përshkroi si një person të përgatitur, por shtoi se në kryeqytet mbizotërojnë interesat.

3 Prill 2023, 23:04 Nga F.M
Sula bën parashikimet për 14 majin: Durrësin, Elbasanin dhe
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula thotë se Elbasani, Durrësi e Shkodra janë të fituara nga Opozita. i ftuar në ‘TPZ’, Sula tha se nuk bën dot parashikime për Tiranën, përsa i përket garës më 14 maj, pasi e shikon shumë të vështirë. Kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi, Sula e përshkroi si një person të përgatitur, por shtoi se në kryeqytet mbizotërojnë interesat.

“Qoftë Elbasani, qoftë Durrësi, nuk marr përsipër Tiranën për të qenë i sinqertë, se ka interesa shumë të forta, pavarësisht se Belindi është djali i mirë, i pakorruptuar, që vjen nga të rinjtë, por siç e kam denoncuar edhe në parlament, këtu janë oligarkët, paratë e krimit të përkthyera në kulla, por Elbasani, Durrësi, Shkodra, kam bindjen se janë të treja të fitueshme,”- tha Sula.

dashnor sula

Sondazh

Poll