Politike

Financime ruse? Kryemadhi: Të falsifikuara nga ekipi që punoi me Vuçiç e Rmën, anëtar është dhe një ish-specialist eksplozivësh

Kryemadhi tha se Hanan është një izraelit, ish-specialist eksplozivësh dhe se është kontraktuar nga e njëjta kompani që e ka përdorur Rama.

3 Prill 2023, 22:42 Nga F.M
Financime ruse? Kryemadhi: Të falsifikuara nga ekipi që punoi me
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mohuar çdo akuzë që e lidh emrin e saj me financimet ruse. E ftuar në “Opinion”, Kryemadhi tha se të gjitha dokumentet janë të falsifikuara. ajo përmendi dhe izraelitin Tal Hanan dhe tha se ai është pjesë e të njëjtit ekip që ka punuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në përballjen me kundërshtarin e tij, ish- ryetarit të bashkisë së Beogradit.

Kryemadhi tha se Hanan është një izraelit, ish-specialist eksplozivësh dhe se është kontraktuar nga e njëjta kompani që e ka përdorur Rama.

Pjesë nga debati:

Monika Kryemadhi: Një letër formati A4 e shtypur me kompjuter me shkrim arial.

Blendi Fevziu: Ju po thoni që nuk ekziston?

Monika Kryemadhi: Jo vetëm që nuk ekziston, por është e falsifikuar me emrin e Monika Kryemadhit. Kryemadhi dhe familja e saj kanë qenë korrekt që në ‘91. Nuk ka llogari bankare jashtë shtetit, nuk ka biznes jashtë shettit, nuk ka offshore jashtë shetit.

Blendi Fevziu: Po kjo pagesë e bërë në Credit Agricol?

Monika Kryemadhi: Si e kam hapur këtë llogari kur nuk kam qenë kurrë në Zyrih?  Kur bën tranmsferta duhet të firmosësh. Monika Kryemadhi ka llogari bankare vetëm në bankën Credins, bankë shqip dhe nuk ka në asnjë bankë të huaj. Kryemadhi dhe familja e saj është subjekt i deklarimit të pasurisë që nga viti 2001. E bëj të qartë që nuk janë të vërteta, në dijeninë time është i njëjti ekip që ka punuar me Vuçiç në Beograd përballë kundërshtarit të tij, ish- kryetarit të bashkisë së Beogradit. Tal Hanan është një izraelit ish- specialist eksplozivësh. Personi në fjalë është kontraktuar dhe në rastin në fjalë përmendet e njëjta kompani që e ka përdorur Rama. Ekipi që është marr me këtë falsifikim është një ekip që ka probleme jo vetëm me drejtësinë amerikane, por që po punon për vendosjen e sistemeve autokratike në Ballkan.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll