Politike

Dosja McGonigal, Kryemadhi: Javën tjetër vjen letërporosia për Ramën

Kryemadhi tha se Rama në momentin që përballet me këto akuza, nxjerr fatura apo dokumente përmes të cilave akuzon atë vetë apo deputetë e anëtarë të tjerë të Opozitës.

3 Prill 2023, 22:38 Nga F.M
Dosja McGonigal, Kryemadhi: Javën tjetër vjen letërporosia
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar se javën që vjen kryeministri Edi Rama do të përballet me një letërporosi lidhur me dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal. E ftuar në “Opinion”, Kryemadhi tha se Rama në momentin që përballet me këto akuza, nxjerr fatura apo dokumente përmes të cilave akuzon atë vetë apo deputetë e anëtarë të tjerë të Opozitës.

“Shumë shpejt do të trokasi një letër-porosi për Edi Ramën. Sa herë i troket diçka, Rama nxjerr nga këto fatura, siç ishte rasti në Shtator i rastit McGonigal, për korruptimin e një zyrtarit të lartë siç është FBI,”- tha Kryemadhi.

Dy muaj më parë, në Shqipëri u publikua aktakuza e FBI për ish-zyrtarin e arrestuar tashmë Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al

monika kryemadhi charles mcgonigal edi rama

Sondazh

Poll