Politike

Pas Ramës dhe Berishës, Kryemadhi: Dhe unë do hapja Podcast, e kisha planifikuar para 1 viti e gjysmë, tani do heq dorë

Por mesa duket Podcast-i nuk paska prekur vetëm Berishën dhe Ramën, pasi dhe Kryemadhi kishte planifikuar që të hapte një.

3 Prill 2023, 21:52 Nga I.A
Pas Ramës dhe Berishës, Kryemadhi: Dhe unë do hapja Podcast, e
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka komentuar dy lëvizjet e krerëve të politikës në Shqipëri, Sali Berisha dhe Edi Rama. Të dy ata kanë njoftuar nisjen e një Podcast-i të tyren, me kryedemokratin që publikoi pjesën e parë sot.

Por mesa duket Podcast-i nuk paska prekur vetëm Berishën dhe Ramën, pasi dhe Kryemadhi kishte planifikuar që të hapte një. E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Mcn Tv, Kryemadhi u shpreh se Podcast-in e kishte planifikuar para një viti e gjysmë, por tashmë ka hequr dorë.  

"Unë doja të hapja Podcast. E kisha ëndërr të planifikuar 1 vit e gjysmë para. Por tani do heq dorë nuk hap më. Do gjej diçka tjetër," 

monika kryemadhi podcast

Sondazh

Poll