3 Prill 2023, 20:49
Nga F.M
Zurab Pololikashvili dhe Frans Timmermans
TIRANË- Zurab Pololikashvili, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit është shprehur se Shqipëria duhet të ecë përpara në fushën e turizmit. I pranishëm në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit që u mbajt në Pallatin e Kongreseve, Pololikashvili tha se për këtë gjë duhet forca e të rinjve. Zëvendëspresidenti Ekzekutiv i Komisionit Europian, Frans Timmermans tha se vendi ynë nuk duhet të synojë industrinë e luksit.
Pjesë nga fjala e tyre:
Zurab Pololikashvili, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit: Një forum investimesh në Tiranë, për të vijuar me këto takime të rëndësishme investimesh, do vijë në kohën e duhur dhe raport i miqësisë sonë dhe partneritetit. Bashkëpunimi është kyc për të zhvilluar turizmin, Shqipëria do të rritet në përmasa dhe ndikim, pa njerëzit e duhur nuk mund të realizojmë planet tona, përparësi është edukimi, roli i të rinjve në turizëm, mbetemi të gatshëm të kontribuojmë për vitin Europian të aftësive, presim të punojmë me ju për turizmin.
Zëvendëspresidenti Ekzekutiv i Komisionit Europian, Frans Timmermans: Shqipëria në një të ardhme të afër do të bëhet anëtare e BE. Puna ime kryesore është ta vendos Evropën në drejtimin e të bëhet neutral në 2030. Kemi pasur shumë programe. Duhet të punojmë mjaft ngushtë me partnerët në mbarë botën për të arritur sukses. Vendi ku jemi sot ka disa nga plazhet më të mira. Keni mundësi të bëni zgjedhje të reja. Keni disa prej maleve më të bukura që keni parë ndonjëherë. Shqipëria e ka këtë mundësi dhe inkurajoj autoritetet shqiptare t’i zhvillojnë. Keni shumë për të ofruar. Ndoshta s’do jeni luksoze se ka vende që ndërtojnë industri luksoze, por mund të jeni vendi më i ndërgjegjshëm ndaj turizmit, mund të tërhiqni markë të re turistësh. Kjo është një mundësi për Shqipërinë. Të ulim gjurmën e karbonit. 17% shkaktohet nga udhëtimi. Të punojmë me industrinë ajrore. Duhet të kemi një ide më modulare. Mund të bëjmë diçka me trenat nëse fusim trenat e natës, ndoshta të përdorim biçikletat. Çfarë nuk duhet bërë është të thuash që s’duhet të udhëtoni se ndikon në klimë, por duhet të udhëtoni në mënyrë të ndërgjegjshme. Ndërgjegjësimi vjen edhe për të tjerët, kjo është dhurata që kemi, jo thjesht të rrimë. Kjo është ajo dhuratë që duhet ta përdorim në mënyrë të mençur. Turizmi është demokratizuar. Shqipëria mund të na tregojë markat e turizmit dhe Komisioni Europian do të punojë me kënaqësi me ju.
zurab pololikashvili frans timmermans konventa nderkombetare e turizmit
Politike
3 Prill 2023, 20:41
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kthyer pas në kohë dhe ka treguar se si i është refuzuar viza për t&eu...
Politike
3 Prill 2023, 20:33
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është zotuar që gjysmën e fondeve që do të marrë Partia Socialiste për ...
Politike
3 Prill 2023, 20:28
I.A
Ilir Meta
DURRËS- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se më 14 maj ata do t'i japin fund betonizimit të Durr...
Politike
3 Prill 2023, 19:05
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për prespektivën e Shqipërisë për turizmin. Gjatë fjalës s&eum...
Politike
3 Prill 2023, 18:47
F.M
Takimi
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore t&eum...
Politike
3 Prill 2023, 18:43
Olta Xhaçka
TIRANË- Socialistët kërkuan të hënën në Këshillin e Legjislacionit mendimin e ekspertëve p&...
Politike
3 Prill 2023, 18:05
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i është bashkuar podcastit. përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka b&eu...
Politike
3 Prill 2023, 17:45
k.m.
Sali Berisha dhe Agron Kapllanaj
TIRANË- Agron Kapllanaj, kandidat i Enkelejd Aliebajt për Bashkinë Mallakastër duket se nuk i ka pritu...
Politike
3 Prill 2023, 17:41
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Mandati i ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçkës ka qenë sot pjesë e disk...
Politike
3 Prill 2023, 17:12
k.m.
Dallëndyshe Bici
TIRANË- Drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës, Dallëndyshe Bici ka deklaruar se do të bëhen verifikime...