Politike

Rama: Gjysma e parave të fushatës së zgjedhjeve lokale do të shkojë për mbjellje fidanësh

Ndërsa dy javët e tjera tha se PS-ja do t'i shfrytëzojë për takime e mbledhje në lidhje me zgjedhjet.

3 Prill 2023, 20:33 Nga F.M
Rama: Gjysma e parave të fushatës së zgjedhjeve lokale do të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është zotuar që gjysmën e fondeve që do të marrë Partia Socialiste për zgjedhjet lokale të 14 majit, do t'i investojë në mbjellje fidanësh. I pranishëm në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit, Rama tha se dy javët e para të fushatës janë në periudhën që është afati i fundit që mund të mbillen fidanë. Ndërsa dy javët e tjera tha se PS-ja do t'i shfrytëzojë për takime e mbledhje në lidhje me zgjedhjet.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Duke qenë se jemi para zgjedhjeve, do të marrim një vendim pasi gjysma e fushatës sonë përkon me periudhën e fundit të mbjelljeve të fidanëve. Fushata fillon në 14 prill dhe mbaron në 14 maj, por deri në fund të prillit është koha e fundit për të mbjellë fidanë, ndaj paratë e fushatës për regji e podiume, mitingje, mikrofona e ndotje akustike do t’i vë në dispozicion të blerjes dhe mbjelljes së fidanëve, pastaj dy javët e fundit do të bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë. Mbase do ta marrin edhe vendet e Europës këtë model.

edi rama konventa nderkombetare e turizmit

Sondazh

Poll