Politike

Meta nga Durrësi: Më 14 maj do t’i japim fund modelit të betonit kriminal, Qeveria po mbyt biznesin me taksa e gjoba

Meta më tej vazhdoi duke thënë se edhe vetë socialistët po vuajnë pasojat e keqqeverisjes dhe më 14 maj do votojnë për Igli Carën.

3 Prill 2023, 20:28 Nga I.A
Meta nga Durrësi: Më 14 maj do t’i japim fund modelit të
Ilir Meta

DURRËS- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se më 14 maj ata do t'i japin fund betonizimit të Durrësit. Në një takim me gazetarët në Durrës, Meta u shpreh se kjo qeveri po mbyet biznesin me taksa dhe me gjoba të shumta. Meta më tej vazhdoi duke thënë se edhe vetë socialistët po vuajnë pasojat e keqqeverisjes dhe më 14 maj do votojnë për Igli Carën.

“Fitoren bindëse ma jep vetë komunikimi që ma jep me qytetarët e Durrësit. Unë takohem me shumë qytetarë, e shikoj atë padurimin e tyre për të Është e qartë se në këtë garë kemi vetëm një kandidat, ky është Igli Cara, një personalitet që ka paralajmëruar atë cfarë do ndodhte me tërmetin, për shkak të korrupsionit të lejeve të ndërtimit që jepeshin pa kriter. Ato viktima që pati Durrësi nga tërmeti nuk ishte nga tërmeti, por për shkak të korrupsionit. Është hera e parë që kemi koalicion të këtyre përmasave. Është një aleancë shume e gjerë, është aleancë me qytetarët që më në fund do kenë bashkinë e tyre. Edhe shumë socialistë do të votojnë Igli Carën, sepse edhe ata vuajnë shkatërrimin që i është bërë Durrësit. Jam i sigurt që edhe socialistët mezi po presin këshillin e Durrësit.

Do t’i japim fund modelit të bashkisë si beton kriminal që nisi në Tiranë para 20 vitesh. Është beton kriminal pasi ka guxuar të vrasë trashëgiminë historike. Në Berat isha dje dhe u shokova nga një mostër betoni. Qyteti mbrohet nga UNESCO por jo nga shteti. Besoj se vetëm ne do i japim fund modelit të betonit, që vret interesin publik, asgjëson fushat sportive, objektet social kulturor për qëllim korrupsion. Unë jam besimplotë për fitoren e kandidatit tonë, Igli Cara. Njëkohësisht jam besimplotë se fitorja bindëse e listës sonë bashkë fitojmë më 14 maj do të jenë një mbështetje e madhe për Igli Carën dhe një garanci se modeli do të jetë ndryshe. Shohim një përfaqësim si kurrë më parë të shoqatave për të mbrojtur hapësirat dhe interesat publike. Qytetarët të Durrësit të mbështesin fuqimisht Igli Carën dhe listën për Këshillin Bashkiak të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll