Aktualitet

VIDEO/ Zona e rrethuar nga policia, dalin pamje nga ngjarja në Laprakë, autori u shkoi në tavolinë dhe i qëlloi me thikë njëri pas tjetrit

Ai është afruar në tryezën ku ishin të ulur Viktor Rrapollari, 64 vjeç, vajza e tij dhe një italian dhe i ka qëlluar të tre me thikë.

3 Prill 2023, 19:50 Nga F.M
VIDEO/ Zona e rrethuar nga policia, dalin pamje nga ngjarja në
Policia në vendin ku ndodhi plagosja në Laprakë

TIRANË- Pamjet që po shikoni vijnë nga vendi ku ndpodhi plagosja e trefishtë këtë mbrëmje në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal. Zona është e rrethuar nga forca të shumta policie.

Autori Elton Mergjyshi, 40 vjeç është konfliktuar me tre klientë të lokalit për arsye që ende nuk dihen. Më pas, ai është afruar në tryezën ku ishin të ulur Viktor Rrapollari, 64 vjeç, vajza e tij dhe një italian dhe i ka qëlluar të tre me thikë.

Më pas është larguar nga vendngjarja. Ai është shpallur në kërkim, ndërsa të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës. Rrapollari është në gjendje të rëndë për jetën, pasi thika i ka prekur zemrën.

 

plagosje e trefishte ne laprake

Sondazh

Poll