'Bashkëpunëtor i Ramës, merr tendera'/ Agron Kapllanaj i përgjigjet Berishës: Më hodhi poshtë sakrificën 32-vjeçare në PD
Agron Kapllanaj tha se Sali Berisha hodhi poshtë të gjithë kontributin e tij 32-vjeçar në këtë parti, por shtoi se nuk do të merret me fyerjet e kundërshtarit.
TIRANË- Agron Kapllanaj, kandidat i Enkelejd Aliebajt për Bashkinë Mallakastër duket se nuk i ka pritur mirë akuzat e ngritura ndaj tij nga Partia Demokratike e Sali Berishës. Në një intervistë për "Euronews Albania", Kapllanaj tha se Sali Berisha hodhi poshtë të gjithë kontributin e tij 32-vjeçar në këtë parti, por shtoi se nuk do të merret me fyerjet e kundërshtarit.
“Nuk është se nuk jam me Berishën se më të kam qenë 32 vite, kam sakrifikuar për të unë dhe gjithë familja ime bashkë me të afërmit e mi. Por ja ku vjen një ditë që të gjitha të hidhen poshtë, harrohen. Tani nuk jam i mirë as për Berishën dhe as për një pjesë të vogël të atyre që e rrethojnë dhe artikulojnë akuza të pavërteta. Por politika shqiptare është e ndërtuar me akuza, fyerje, sharje. Unë s’i përkas kësaj kategori njerëzish në radhë të parë, e më pas as këtij lloj politikani,”- tha Kapllanaj.
PD, nëpërmjet shefit të Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka denoncuar se kompania e deputetit Agron Kapllnaja është duke u favorizuar me tendera nga qeveria për të favorizuar fushatën e Alibeajt në Mallakastër. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Balliu tha se kompania e deputetit Kapllanaj, "Shkëlqimi 07 shpk", ka marrë një tender me vlerë 200 milionë lekë, pavarësisht se ka qenë në shkelje të ligjit. Sipas tij, Komisioni Vlerësues i Ofertave nuk e ka skualifikuar edhe pse vlera e tenderit ishte më e ulëta. Ndërsa Berisha vetë e ka cilësuar si bashkëpunëtor të kryeministrit Edi Rama.
Sondazh
Mandati i Xhaçkës te “Legjislacioni”, Bardhi: S’ka nevojë të ndryshohet Kushtetuta! Bushka: Ndërhyje në rregulloren e Kuvendit
Gazment Bardhi TIRANË- Mandati i ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçkës ka qenë sot pjesë e disk...
Cënuan xhaminë e Vlorës, Kadastra kallëzon në SPAK 8 zyrtarë të tjerë! Bici: Verifikim në të gjitha drejtoritë rajonale
Dallëndyshe Bici TIRANË- Drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës, Dallëndyshe Bici ka deklaruar se do të bëhen verifikime...
“Vetëm paguajmë, s’kemi as ujë nga UKT”, Këlliçi takon banorët e Kombinatit: Do heqim një numër të madh taksash, do zbusim koston sociale
Belind Këlliçit TIRANË- Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlli&cc...
“Barnat të rimbursohen nga shteti”/ Meta bisedë me prindër të fëmijëve autik: Do angazhohemi për infrastrukturë në çerdhe e kopshte
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi një bashkëbisedim me prindër të fëmijë...
Balluku: ‘Ballkani i hapur’ shpejton reformat, nuk cenon procesin e Berlinit
Belinda Balluku TIRANË- Ministrja e Infrastruktures dhe Enegjisë Belinda Balluku është shprehur se Ballkani i Hapur nuk e zëvë...
Raporti i Dick Marty për UÇK-në, Rama: Mblodhëm firmat në Asamblenë e KiE për rezolutë të re
Edi Rama FRANCË- Shqipëria ka arritur që të mbledh firmat në Asamblenë e Këshillit të Europës për mocioni...
Vazhdojnë firot nga ana e Alibeajt, pas Dash Sulës një tjetër deputet i bashkohet Berishës
Ramadan Lika dhe Isa Ramaj PEQIN- Pas deputetit Dashnor Sula, një tjetër deputet i është bashkuar mbështetjes së ka...
Inceneratori i Tiranës shqetëson Veliajn, padit "Syri TV", Bledian Koka: Faleminderit, medalje nderi!
Erion Veliaj dhe Bledian Koka TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka kallëuzar penalisht gazetarin Bledian Koka d...
INVESTIGIMI/ Kompania e kushërinjve të shefit të Macron e 'infiltruar' në trafikun detar të kokainës, si i ndihmoi krahu i djathtë i Presidentit
Alexis Kohler FRANCE- MSC u bë një forcë dominuese në tregtinë globale por, ajo u bë gjithashtu një kanal i preferu...
"Dolëm me disa ide"/ Rama dhe Vuçiç takohen me Melonin në Itali, çfarë biseduan 3 liderët? (FOTO)
Takimi ITALI- Kryeministri Edi Rama është takuar me homologen e tij, Georgia Melonin. I pranishëm ka qënë edhe Presidenti i Serbis...

