Aktualitet

Aksident në Bilisht, dy makina përplasen kokë më kokë, plagosen drejtuesit

Shkak, paraprakisht raportohet se është bërë llagështia në rrugë.

3 Prill 2023, 17:15 Nga F.M
Aksident në Bilisht, dy makina përplasen kokë më kokë,
Foto Ilustruese

BILISHT- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Bilisht-Kapshticë. Ngjarja ka ndodhur këtë mesditë. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën duke bërë që drejtuesit të plagosen. Shkak, paraprakisht raportohet se është bërë llagështia në rrugë.

NjoftimiMë datë 03.04.2023, rreth orës 16:50, në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, automjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin R. L., është përplasur me automjetin tip "Toyota", me drejtues shtetasin L. B. Për pasojë janë dëmtuar shtetaset L. B., rreth 60 vjeçe dhe B. Xh., 27 vjeç, banuese në Tiranë, pasagjere në automjetin tip "Toyota", të cilat u dërguan në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesit e mjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

aksident ne bilisht

Sondazh

Poll