Politike

“Vetëm paguajmë, s’kemi as ujë nga UKT”, Këlliçi takon banorët e Kombinatit: Do heqim një numër të madh taksash, do zbusim koston sociale

Gjithashtu, qytetarët treguan sesi një bllok i tërë pallatesh të reja siguronin ujin privatisht, pasi nuk kishin kontrata me UKT. Një qytetar tregoi se i ka shkuar fatura e taksave të prapambetura në 600 mijë lekë, për shkak se prej vitesh ato nuk i ka paguar nga që nuk kishte kontratë me ujësjellësin.

3 Prill 2023, 17:07 Nga F.M
“Vetëm paguajmë, s’kemi as ujë nga UKT”,
Belind Këlliçit

TIRANË- Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi zhvilloi një takim me banorët e Kombinatit ku u zotua se do të ndryshonte situatën për zbutjen e kostos së jetesës duke nisur nga transporti publik falas. Këlliçi takoi përfaqësues biznesesh të cilëve u konfirmoi angazhimin për të hequr apo reduktuar një numër taksash dhe tarifash vendore. Pronarët e bizneseve u ankuan për mungesën e fuqisë blerëse dhe për barrën e rëndë të taksave që i paguajnë aktualisht bashkisë së Tiranës.

“Ne jemi pensionistë pa pension, jemi në punë pa lekë. Bëje 20-30 mijë lekë xhiro gjithë ditën. Unë pensionist, paguaj takse shkolle. Ja duke ndenjur, kjo dyqanin andej, unë këtej. Ajo rri kot atje unë rri kot këtu. Me listë, të marësh bukën me listë. i kam aty, t`i nxjerr vetëm mos i bëj publike. Punohet me listë… Taksa këtej.., taksën e arsimit unë e kam këtu, të gjithë e kanë 80 mijë lekë mua ma bëjnë 180 mijë lekë,”-u shprehën disa biznese.

 “Të jap programin për taksat dhe tarifat, që do t`i heqim dhe do t`i ulim, që të fitoni më shumë lekë. Te taksa e arsimit që ka marrë 42 milionë euro, dhe akoma nuk ka bërë një shkollë këtu tek Unaza e Re për 70 mijë banorë. Pastrim gjelbërimin e paguani, atë do e përgjysmoj. Hapësirë publike ju s`keni, edhe taksën e arsimit do e heq,”- tha Këlliçi.

Gjithashtu, qytetarët treguan sesi një bllok i tërë pallatesh të reja siguronin ujin privatisht, pasi nuk kishin kontrata me UKT. Një qytetar tregoi se i ka shkuar fatura e taksave të prapambetura në 600 mijë lekë, për shkak se prej vitesh ato nuk i ka paguar nga që nuk kishte kontratë me ujësjellësin.

“Gjithë blloku i pallateve këtu nuk kanë kontratë me ujësjellësin. Janë të gjithë me ujë pusi personale. Më ka mbajtur 600 mijë lekë taksë se kemi pasur ujë pusi. 600 mijë lekë, paguaj tashi nga 200 mijë lekë muaj për muaj. Prandaj më mbetën taksat sepse nuk kishim të shkonim atje që të na mbanin taksat edhe u grumbulluan takast 600 mijë lekë. Ti kërkon dhe të vjen të pretë ujin,”- u shprehën qytetarët.

Irritimi dhe dëshpërimi me situatën aktuale është i madh te të gjithë, pensionistë, qytetarë apo biznese. Por, përsëri, qytetarët janë optimistë se në 14 maj, do të ketë ndryshim.

“Ngado kam vajtur, nuk të hapin dyert këta fare. I ka ardhur në majë të hundës këtij populli. Dhe kush e ka kuptuar se çfarë po bëhet me këtë milet, ka shkuar aty ku nuk mban më, fukaralliku në fundit. Ta gëzosh hala pa hyrë, ta gëzosh. Ti i duhesh këtij vendi, këtij populli ti i duhesh,”- tha një tjetër qytetar. 

belind kellici

Sondazh

Poll