Aktualitet

DOKUMENTI/ Opozita e kundërshtoi, Begaj dekreton emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH

Sot presidenti Bajram Begaj ka dekretuar të emëruarën e kryeministrit Edi Rama, Vlora Hyseni në krye të SHISH.

3 Prill 2023, 16:02 Nga I.A
DOKUMENTI/ Opozita e kundërshtoi, Begaj dekreton emërimin
Vlora Hyseni

TIRANË- Vlora Hyseni ka marrë drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Sot presidenti Bajram Begaj ka dekretuar të emëruarën e kryeministrit Edi Rama, Vlora Hyseni në krye të SHISH. Hyseni do të jetë në krye të SHISH, pasi kreu i saj i mëparshëm Helidon Bendo ka dhënë dorëheqjen me arsyetimin se do ndjekë studimet në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara.

DOKUMENTI/ Opozita e kundërshtoi, Begaj dekreton emërimin
Dekreti

Propozimi i emrit të Hysenit nga ana e Ramës shkaktoi një valë reagimesh nga ana e opozitës. Kjo pasi Hyseni, më parë ka mbajtur post drejtues në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, por kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani e kanë shkarkuar atë. Sipas njoftimit të shkarkimit, thuhet se Hyseni është hequr nga puna në mbështetje të nenit 6 (paragrafi 4) të Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, nen që lidhet me nxjerrjen e informacioneve të klasifikuara. 

vlora hyseni tek shish vlora hyseni bajram begaj

Sondazh

Poll