Politike

Raporti i Dick Marty për UÇK-në, Rama: Mblodhëm firmat në Asamblenë e KiE për rezolutë të re

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, shkruan se rruga e drejtësisë për Kosovën do të jetë e gjatë, por drejtësia do të triumfojë në fund.

3 Prill 2023, 15:34 Nga I.A
Raporti i Dick Marty për UÇK-në, Rama: Mblodhëm
Edi Rama

FRANCË- Shqipëria ka arritur që të mbledh firmat në Asamblenë e Këshillit të Europës për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011 për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, shkruan se rruga e drejtësisë për Kosovën do të jetë e gjatë, por drejtësia do të triumfojë në fund. 

Postimi i Ramës: 

I MBLODHËM MË NË FUND FIRMAT E NË ASAMBLENË E KËSHILLIT TË EUROPËS PËR MOCIONIN PËR NJË REZOLUTË TË RE MBI REZOLUTËN E VITIT 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj USHTRISË SË LAVDISHME ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS për trafikun e organeve njerëzore. Rruga e Drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por Drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare.

Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim ç'njerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjestarë dhe drejtues të UÇK.

raporti i dick marty-t edi rama kosova ne hage

Sondazh

Poll