Aktualitet

Shpërthimi me eksploziv në Shkozet, Policia: Nuk ka të lënduar

Dyshohet se mjeti është në pronësi të Aldi Mustafës, 37 vjeç person me precedent penal, i arrestuar disa herë më parë.

3 Prill 2023, 14:22 Nga A.B
Shpërthimi me eksploziv në Shkozet, Policia: Nuk ka të
Policia

TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar për shpërthimin me eksploziv që ndodhi ditën e sotme në Shkozet. Sipas njoftimit të Policisë, nuk ka asnjë person të lënduar. Paraprakisht dyshohet se mjeti është në pronësi të Aldi Mustafës, 37 vjeç person me precedent penal, i arrestuar disa herë më parë. Mustafa ishte duke drejtuar mjetin i vetëm, në momentin kur mjeti u hodh në erë.

'Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Shkozet - Durrës, në automjetin në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi A. M., 37 vjeç (i vetëm në automjet), në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit, dyshohet se ka shpërthyer lëndë eksplozive. Nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.'-njoftimi i Policisë.

Ngjarja ndodhi në orën 13:57 dhe deri tani nuk ka të dhënë se sa persona ndodheshin në mjet e nëse ka të plagosur./Dosja.al

aldi mustafa

Sondazh

Poll