Aktualitet

Vendosi GPS në dy makinat e Çekanit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori (EMRI)

Vendosja e pakove të dyshimta pikërisht nga ky person alarmoi Policinë ditën e dielë. 

3 Prill 2023, 13:50 Nga A.B
Vendosi GPS në dy makinat e Çekanit, identifikohet dhe shpallet
Policia

POGRADEC- Policia ka shpallur në kërkim Sidni Syzo, 28 vjeç, pasi dyshohet se është personi që ka vendosur 2 GPS në mjetet e Eris Çekanit. Forcat blu bëjnë të ditur se Syzo do të hetohet për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për vendosjen e 2 pajisjeve GPS, në automjetet e shtetasit E. Ç., që jepeshin me qira prej tij, ju bëjmë me dije se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec kanë vijuar hetimet, në bashkëpunim me Prokurorinë e Pogradecit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi S. S., 28 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë së Pogradecit.

Vendosja e pakove të dyshimta pikërisht nga ky person alarmoi Policinë ditën e dielë. Policia u njoftua nga roja i sigurisë së Prokurorisë, i cili në orën 03:00 të mëngjesit kishte parë një person të shtrirë duke i vendosur pakot e dyshimta në dy automjetet e parkuara pranë këtij institucioni.

Pronari i dy makinave, Eris Çekani ka deklaruar në polici se i vetmi dyshim i tij është se kjo mund të jetë porositur nga nga Brian dhe Sindi Syzo dhe Mario Xhangolli me të cilët ai ka pasur konflikt të hapur prej kohësh, duke e mohuar se ka ndonjë përplasje tjetër./Dosja.al

eris Çekani

Sondazh

Poll