Aktualitet

Legalizuan objektin duke cenuar xhaminë, Kadastra e Vlorës kallëzim për 8 zyrtarë të saj

Pas verifikimeve të kryera, janë evidentuar shkelje të rënda në dhënien e lejes së legalizimit dhe titullit të pronësisë në cenim të truallit të Komunitetit Mysliman, ndaj dhe përfunduan në SPAK.

3 Prill 2023, 13:32 Nga k.m.
Legalizuan objektin duke cenuar xhaminë, Kadastra e Vlorës
Foto ilustruese

VLORË- Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës ka kallëzuar penalisht 8 zyrtarë të saj në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mbi ta rëndon akuza “Për shpërdorim detyre”, pasi akuzohet se kanë legalizuar një objekt duke cënuar një xhami. Pas verifikimeve të kryera, janë evidentuar shkelje të rënda në dhënien e lejes së legalizimit dhe titullit të pronësisë në cenim të truallit të Komunitetit Mysliman, ndaj dhe përfunduan në SPAK.

Të kallëzuarit janë:

Erdet Mandi, aktualisht Drejtor i ASHK-Vlorë

Bilbil Aliaj, ish- Drejtor i ASHK Vlorë

Renato Beshaj, ish-përgjegjës i sektorit të legalizimeve ASHK Vlorë

Denis Metaj, ish- përgjegjës i sektorit të hartografisë

Dorjana Ferati, ish-përgjegjës i sektorit të çështjeve të pronësisë, aktualisht përgjegjëse e arshivë-protokollit ASHK Vlorë

Anisa Golemi, specialiste ASHK Vlorë

Bojkena Bani, ish-specialiste ASHK Vlorë

Teuta Meço, specialiste ASHK Vlorë

kadastra e vlores vlore

Sondazh

Poll