Politike

Komisioni/ "S'ka organizatë për fëmijët", Açka: Të dielën flet në TV një zonjë për vibratorët, jepen telenovela me përdhunime

Açka tha se ligji për mediat audiovizive, duhet të zbatohet dhe se duhet një adresim më i mirë i mbrojtjes së fëmijëve.

3 Prill 2023, 13:28 Nga A.B
Komisioni/ "S'ka organizatë për fëmijët",
Flutura Açka

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, u shpreh ditën e sotme, në Komisionin e Integrimit projektligji për disa ndryshime dhe shtesa, se ligji për mediat audiovizive, duhet të zbatohet dhe se duhet një adresim më i mirë i mbrojtjes së fëmijëve. Ajo dha shembullin e asaj që jepet në ekrane në ditët e pushimit, duke thënë se ditën e dielë dalin në ekrane persona që flasin për çështje erotike si dhe tha se jepen telenovela me përdhunime.

"Në konsultat e bëra, s’ka asnjë organizatë fëmijësh! Ditën e dielë, kur fëmijët janë para ekranit, në TV kombëtarë, flet një zonjë që merret me çështjet erotike, flet për vibratorët… Por të flasësh për ditën e  dielë, a kontrollohet ky treg. Jepen telenovela me përdhunime, si është e mundur? E shtuna e diela të jenë të shenjta për fëmijët…", tha Açka.

Gjatë komisionit, u shqyrtua projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për mediat audiovizive në Republikën Shqipërisë””, të ndryshuar". Ndryshimi në ligjin për AMA-n kaloi me votat e mazhorancës tek komisioni integrimit. 

Ligji i ri parashikon transparencë për pronarët e mediave audivoizive, kontrolle dhe për prodhuesit e informacionit digjital, portale. Ligji parashikon dhe rregullime sa u takon transmetimeve të materialeve të cilat mund të prekin ndjeshmëri të caktuara./Dosja.al

flutura acka

Sondazh

Poll