Aktualitet

Atentati i dështuar ndaj Elton Kilës/ Prova "djeg" alibinë, gjendet gjurmë ADN-je të Arsen Preçit në BMW X6

Brenda mjetit ishin harruar disa bishta cigaresh, të cilat kanë dërguar në laboratorë. 

3 Prill 2023, 13:10 Nga k.m.
Atentati i dështuar ndaj Elton Kilës/ Prova "djeg"
Mjeti tip BMW

ELBASAN- Prova të reja janë siguruar në mjetin tip "BMW X6", i cili do të përdorej për atentatin e dështuar ndaj Elton Kilës, i njohur ndryshe edhe si Oti i Elbasanit. Pas gjetjes së makinës BMW X6 në Elbasan dhe brenda saj 3 armë zjarri dhe dy shishe benzinë, Prokuroria ka arritur të sigurojë prova të reja që kanë pasur në përbërjen e tyre materiale ADN-je. Brenda mjetit ishin harruar disa bishta cigaresh, të cilat kanë dërguar në laboratorë. 

Pas analizimit është zbuluar përputhshmëria e plotë me ADN-në e Arsen Preçit. Pavarësisht se ai dhe Arben Spahiu kanë mohuar kategorikisht lidhjen me ngjarjen, duke se tani ka një provë kundër tyre. Po ashtu, përveç bishatave të cigares është gjetur edhe një gjurmë gishtë në një nga pasqyrat e mjetit. Makina ‘BMW X6’ u gjet në lagjen ku banon Erion Alibej, i cili ndodhet pas hekurave pasi akuzohet se ka porositur një sërë vrasjesh. Fillimisht u aludua se mjeti ishte lënë nga armiqtë e tij, por hetimet sollën të tjera zhvillime.

Njëri nga dy të arrestuarit, Arsen Preçi kishte hedhur në koshin e mbeturinave çantën e supit brenda të cilës janë gjetur pistoleta dhe dy mjete identifikuese që kanë çuar policinë drejt zbulimit të autorëve. Po ashtu në çantë janë gjetur edhe maska dhe doreza që do të përdoreshin prej tyre për të humbur gjurmë pas krimit.

Të dy kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen. Ky është atentati i katërt që është planifikuar për eliminimin e Kilës që dështon. Shkak për eliminimin e tij mendohet të jetë një hakmarrje e lidhur me kunatin e Alibejt, Arben Spahiu. Ai është vëllai i Ardit Spahiut, i vrarë në Belgjikë dhe i Rigers Spahiut, i arrestuar në tetor të 2022 pasi u kap me një arsenal armësh.

elton kila arsen preci arben spahiu parandalohet atentati ne elbasan

Sondazh

Poll