Aktualitet

"Dëshira e tij e radhës është futja në BBV"/ Podkasti i Ramës, Sonila Meço: Të bëhemi 1 mln shqiptarë t'i japim statusin 'banor', të merret me Luizin

Gazetarja shkruan se reality-show 'BBV' ka një audiencë shumë të madhe, madje më e ndjekur se TV e Ramës, podkast-i dhe ekspozitat e tij, të bëra të gjitha së bashku. 

3 Prill 2023, 12:55 Nga A.B
"Dëshira e tij e radhës është futja në BBV"/
Edi Rama, Sonila Meço

TIRANË- Dëshira tjetër më e madhe e kryeministrit Edi Rama është futja dhe fitorja e 'Big Brother VIP Albania'. Kështu shkruan në një postim gazetarja Sonila Meço, e cila ironizon podkastin e Ramës. Meço shton se 'BBV' ka një audiencë shumë të madhe, madje më e ndjekur se TV e Ramës, podkast-i dhe ekspozitat e tij, të marra të gjitha së bashku. 

Me ironi, ajo shkruan se duhet të bëhen 1 milionë shqiptarë që t'i jepet statusi “banor”, e të merret për ca kohë me Luizin brenda shtëpisë së 'BBV'.

SHKRIMI:

Pas televizionit me emrin e vet, podcast-it, që drejton po vetë, ekspozitave, që e promovuan si piktor i përmasave globale, mesa duket dëshira përvëluese e radhës është futja dhe fitorja në Big Brother Vip. Program më i ndjekur se tv i vet, podcast-i i vet, ekspozitat e veta të marra së bashku. Mikluese gjer në dhimbje kjo audiencë nga e cila privohet me gjithë prezencën e vet mediatike dhe online 24 orë në 24.

Le të bëhemi 1 milionë shqiptarë t‘i japim statusin “banor”, se votat i siguron vetë me patronazhistë dhe aktiv1stë. Të paktën të merret me shtëpinë për ca kohë…dhe me Luizin.

"Dëshira e tij e radhës është futja në BBV"/

Kryeministri Edi Rama do jetë i angazhuar në një podkast si gazetar. “Flasim” titullohet podkasti i Ramës i cili do të bëjë pjesë të saj figura të njohura të ekranit dhe politikës e që do nisë së shpejti.

sonila meco edi rama

Sondazh

Poll