Aktualitet

S'reagonte në kohë ndaj ankesave të qytetarëve! Shkarkohet nga detyra drejtuesja e Kadastrës së Durrësit (EMRI)

Drejtuesi i komanduar do të jetë Ilir Gjinali, i cili punon prej vitesh tashmë pranë këtij institucioni.

3 Prill 2023, 12:59 Nga A.B
S'reagonte në kohë ndaj ankesave të qytetarëve!
Kadastra e Durresit

DURRËS- Vetëm 3 muaj pas ndryshimeve të fundit të bëra në Kadastrën e Durrësit, sërish është ndryshuar drejtuesi. Sot është bërë e ditur se është shkarkuar nga detyra Xheni Agolli, e cila e ka marrë këtë post më 12 dhjetor të vitit 2022.

Agolli u emërua, pas dorëheqjes së parevokueshme të Risena Xhajës nga pozicioni i drejtueses së komanduar në drejtorinë e Durrësit. Tashmë, drejtuesi i komanduar do të jetë Ilir Gjinali, i cili punon prej vitesh tashmë pranë këtij institucioni.

Sipas 'A2cnn', Agolli u hoq nga posti që mbajti vetëm për 3 muaj, pasi nuk mundi të reagonte në shërbim të qytetarëve, kërkesave dhe ankesave të shumta të tyre të cilat nuk mundën të merrnin përgjigje brenda afateve të përcaktuara ligjore.

Kadastra e Durrësit konsiderohet një nga agjencitë më të ngarkuara dhe problematike në vend./Dosja.al

kadastra e durresit xheni agolli

Sondazh

Poll