Aktualitet

Sende personale, laptop dhe para! Zbardhen 5 grabitje të kryera gjatë muajit mars dhe Prill, arrestohet 40-vjeçari në Durrës (EMRI)

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një biçikletë e dyshuar e vjedhur, si dhe sende të tjera të dyshuara të vjedhura në këto automjete.

3 Prill 2023, 12:55 Nga A.B
Sende personale, laptop dhe para! Zbardhen 5 grabitje të kryera gjatë
Policia

DURRËS- Një 40-vjeçar është arrestuar në Durrës psasi dyshohet se është autor i 5 grabitjeve. Policia bën të ditur se në pranga ka përfunduar Rigels Deda. 40-vjeçari, gjatë muajit mars dhe ditëve të para të muajit prill, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, pasi ka thyer xhamat e 5 automjeteve të ndryshme, ka vjedhur sende personale, laptop dhe para, që kanë qenë në brendësi të tyre.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një biçikletë e dyshuar e vjedhur, si dhe sende të tjera të dyshuara të vjedhura në këto automjete. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Deda do të hetohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vjedhja”.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Sendet”. Vidhte në mënyrë të përsëritur, sende personale dhe para, në automjetet e shtetasve të ndryshëm, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari. Zbardhen 5 vjedhje të kryera nga ky shtetas, si dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer prej tij. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve proceduralo-hetimore të kryera menjëherë pas denoncimeve të marra për raste vjedhjesh të sendeve dhe parave, në automjetet e shtetasve të ndryshëm, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sendet”, si rezultat i të cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi:

-R. D., 40 vjeç, banues në Durrës.

40-vjeçari, gjatë muajit mars dhe ditëve të para të muajit prill, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, pasi ka thyer xhamat e 5 automjeteve të ndryshme, ka vjedhur sende personale, laptop dhe para, që kanë qenë në brendësi të tyre. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një biçikletë e dyshuar e vjedhur, si dhe sende të tjera të dyshuara të vjedhura në këto automjete. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vjedhja”.

rigels deda durres

Sondazh

Poll