3 Prill 2023, 12:37
Nga A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar ditën e sotme se kryeministri Edi Rama dhe Ëngjël Agaçi kanë hedhur poshtë strategjinë e hartuar me financimin e KE për trajtimin e mbetjeve, për të cilin u shpenzuan 4 milionë euro. Gjatë një dalje publike, kryedemokrati u shpreh se askush tjetër përveç Ramës dhe Agaçit nuk mund të bërë një shkelje të tillë. Po ashtu, ai akuzoi sërish kreun e SPAK, duke thënë se nuk po bën asgjë për këto veprime.
'Unë sot këtu dua të shtroj disa pyetje për shqiptarët. Kush është personi i cili shkelmoi strategjinë e hartuar me financimin e KE për trajtimin e mbetjeve për të cilin u shpenzuan 4 milionë euro, dhe e hodhën në kosh atë? Askush nuk mund ta bënte një gjë të tillë, përveç kryeministrit të Shqipërisë, i cili për krijimin e sipërmarrjes së djegësave, shkelmoi dhe hodhi në kosh strategjinë e trajtimit të mbetjeve, e trajtuar nga KE.
Cili autoritet mund të hidhte në kosh shkresat zyrtare të agjencisë publike të prukurimeve të firmosura nga drejtori, Edmond Ahmeti, se kontrata me negociata të mbyllura është antiligjore, dhe se nuk ekziston në legjislacionin e Shqipërisë. Një akt të tillë kriminal ka kryer Edi Rama dhe Engjëll Agaçi. Askush tjetër nuk mund të bënte një shkelje të tillë, por edhe kjo mbrohet dhe injorohet nga SKAP-i i partisë.
Cili është personi që kaloi 17 procedura në 24 orë, në mënyrë të rrufeshme për Inceneratorin e Elbasanit. Arben Ahmetaj thotë që: unë nuk mund ta lëvizja qeverinë. E vërteta është që qeverinë mund ta lëvizë vetëm një njeri, dhe ky quhet Edi Rama. Ndaj edhe Dumani nuk i gjen dot pronarët fundorë të Inceneratorit të Tiranës.'- tha Berisha.
sali berisha
Politike
3 Prill 2023, 12:33
A.B
Taulant Balla
TIRANË- Aplikacioni i njohur 'Tik Tok' mund të ndalohet për përdorim nga punonjësit e administratës dhe zyrtar&...
Politike
3 Prill 2023, 12:08
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu drejtua me disa pyetje kreut të SPAK, Altin Dumanit në lidhje me &...
Politike
3 Prill 2023, 12:02
A.B
Jorida Tabaku
TIRANË- Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë ku po diskutohet projektligji i ri për AMA, kryetarja e Komi...
Politike
3 Prill 2023, 11:01
k.m.
Gabriel Escobar
TIRANË- I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escoba...
Politike
3 Prill 2023, 10:45
k.m.
Intervista me Sali Berishën
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë duke u shprehur lidhur me q&eu...
Politike
3 Prill 2023, 08:13
A.B
Edi Rama
TIRANË- Podkasti 'Flasim', i kryeministrit Edi Rama do bëjë pjesë të saj personazhe të ndryshëm nga bota e arti...
Politike
2 Prill 2023, 19:35
F.M
Edi Rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama e konsideron të padrejtë burgosjen e liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosov&eu...
Politike
2 Prill 2023, 19:24
F.M
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vu&cc...
Politike
2 Prill 2023, 19:24
F.M
Edi Rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur takimin e zhvilluar në Itali duke zbuluar se çfarë do të bënte më pas me...
Politike
2 Prill 2023, 19:15
F.M
LIderët në Verona
ITALI- Lejet e punës do të hiqen në muajin korrik të këtij viti. Kështu u kryeministri i Maqedoni...