Politike

Inceneratorët/ Berisha: Dumani është në kontroll të bandave mafioze! Çfarë e pengon ta dërgojë çështjen në gjykatë?

Berisha deklaroi se fakti që kreu i SPAK, Altin Dumani thotë se nuk dihen pronarët e inceneratorëve, e akuzon rëndë atë dhe institucionin që ai drejton.  

3 Prill 2023, 12:08 Nga A.B
Inceneratorët/ Berisha: Dumani është në kontroll të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu drejtua me disa pyetje kreut të SPAK, Altin Dumanit në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Berisha hodhi akuza të rënda ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe ndaj Dumanit, duke thënë se “SKAP-i është një institucion kryekëput seksion i Partisë Socialiste”.

Ai u shpreh se fakti që Dumani thotë se nuk dihen pronarët e inceneratorëve, e akuzon rëndë atë dhe institucionin që ai drejton.  

DEKLARATA

Jam sot para jush për t’iu deklaruar shqiptarëve se SKAP-i është një institucion kryekëput seksion i Partisë Socialiste. Një mburojë e padepërtueshme e korrupsionit, vjedhjeve monstruoze të qeveritarëve shqiptarë, të organizatës kriminale që kryesohet nga Rama. Nuk kam pasur asnjë dyshim, ua kam deklaruar shqiptarëve këtë në mënyrat më të përsëritura, natyrisht bazuar në fakte, qëndrime të pakundërshtueshme të këtij institucioni.

Këtë e konfirmoi në mënyrë përfundimtare deklarata e kreut të SKAP-it Altin Dumanit për dy nga çështjet më tronditëse për dy nga çështjet e korrupsionit, inceneratorët dhe problemin e ëatergate-it të shekullit të 21-të Rama-McGonigal. Lidhur me problemin e inceneratorëve, tragjikomedia e kësaj afere është e pakufishme. Inceneratori i Tiranës është një kontratë e cila u kushton shqiptarëve 420 mln euro mbi bazën e firmave që janë vendosur në këtë kontratë. Inceneratori i Tiranës u shpall nga Altin Dumani, komisari politik i SKAP-it si një sipërmarrje që nuk i dihen pronarët. Ky incenerator gllabëron çdo ditë si lubi qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë nga një grup mafioz i cili ka në krye Edi Ramën, Ëngjëll Agaçin, Erion Veliajn dhe disa emra të tjerë. Dy fjalë do t’i them zotit komisar Dumanit, se pretendimi juaj se nuk dihen pronarët ju akuzon shumë rëndë ju dhe institucionin tuaj. Së pari le të marrim për të vërtetë atë që ju thoni se nuk bllokoni dot fondet se nuk dihen pronarët. A mund t’u thoni pak shqiptarëve çfarë ju pengon ju zotëri të dërgoni në gjykatë aferën, sepse ju paraqitët si pretekst, pretendim se janë arbitrazhet. Çdo arbitrazh është i detyruar të marrë parasysh vendimet e gjykatës së vendit. Në afera të tjera është proceduar në këtë mënyrë, por ajo nuk ishte SKAP, ishte Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ju nuk e dërgoni dot në gjykatë sepse jeni nën kontrollin e plotë dhe në mbështetje të plotë të asaj bande që vjedh shqiptarët.

Së dyti, kontrata e Inceneratorit të Tiranës është e firmosur në shkeljen më flagrante të kodt civil të Shqipërisë. Nuk ka gjykatë që nuk rrëzon atë kontratë, për sa kohë në Shqipëri dhe kudo në botë, kodi civili është kushtetuta e kontratave. Ju nuk e bëni këtë, sepse ju jeni mburojë e qeveritarëve që kryejnë këtë vepër mafioze, këtë vjedhje të tmerrshme.

Po çfarë tha Dumani?

Katër ditë më parë, kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani u pyet nga gazetarët në lidhje me sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës. Ai u shopreh se veprimet po kryhen me kujdes pasi në rast paligjshmërie shteti mund të përballet me një padi në arbitrazh. 

‘I takon prokurorit të çështjes. E para ata po kryejnë shumë veprime hetimore, me intensitet shumë të madh madhe. Aty ka shoqëri pas shoqërie dhe duhet ti gjendet pronari real se nesër pasnesër të çon në arbitrazh. Patjetër që po paguajmë se është detyrim kontraktual. Por e para prokurori konstaton paligjshmëri dhe më pas nxjerr përgjegjësit.’

sali berisha altin dumani

Sondazh

Poll