Aktualitet

Dosjet pirg në Gjykatën e Lartë/ Ambasada e SHBA me KRITIKA: Duhet bërë më shumë, shqiptarët meritojnë drejtësi!

Sipas tyre në vitin 2019, Gjykata e Lartë kishte vetëm një gjyqtar nga 19 që duhet të kishte, ndërsa sot ka vetëm 3 vende të paplotësuara, ndaj dhe duhet vënë në vijë puna lidhur me dosjet e prapambetura.

3 Prill 2023, 12:09 Nga k.m.
Dosjet pirg në Gjykatën e Lartë/ Ambasada e SHBA me KRITIKA:
Ambasada amerikane

TIRANË- Ambasada amerikane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka kritikuar dosjet e pashqyrtuara në Gjykatën e Lartë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me gjykimin e dosjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë. Sipas tyre në vitin 2019, Gjykata e Lartë kishte vetëm një gjyqtar nga 19 që duhet të kishte, ndërsa sot ka vetëm 3 vende të paplotësuara, ndaj dhe duhet vënë në vijë puna lidhur me dosjet e prapambetura.

"Në vitin 2019, Gjykata e Lartë kishte vetëm një gjyqtar nga 19 vende. Sot janë 16 anëtarë me vetëm tre vende të lira. Në korrik 2020, Gjykata e Lartë kishte një grumbullim prej rreth 35,000 çështjesh. Që nga prilli 2021, projekti i reduktimit i financuar nga SHBA ka përpunuar mbi 8,200 çështje të mbetura – dhe Gjykata e Lartë ka zgjidhur 5,200 prej tyre. Duhet bërë më shumë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Këshillin e Lartë Gjyqësor në plotësimin e vendeve vakante të mbetura në Gjykatën e Lartë dhe të mbështesë përpjekjet më të mëdha për të reduktuar numrin e çështjeve të prapambetura. Shqiptarët meritojnë drejtësi të shpejtë, të vërtetë,"-shkruhet në postim.

ambasada amerikane tirane gjykata e larte

Sondazh

Poll