Politike

Projektligji i ri/ Tabaku ngre shqetësimin: Nuk e kuptoj çfarë nënkuptohet me “Edukim Mediatik” dhe si mund ta kryejë AMA?

Deputetja Tabaku dhe Açka u shprehën me shqetësim në lidhje me këtë term të shtuar për një funksion që nuk ka asnjë arsye ta zbatojë AMA.

3 Prill 2023, 12:02 Nga A.B
Projektligji i ri/ Tabaku ngre shqetësimin: Nuk e kuptoj çfarë
Jorida Tabaku

TIRANË- Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë ku po diskutohet projektligji i ri për AMA, kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku ngriti shqetësime dhe disa pyetje në lidhje me projektligjin që po prezantohet në komision.

'Sot jemi përpjekur për të gjetur në direktivë temrin e Edukimit Mediatik. Në direktivë është shkruar për “shkrimin mediatik” që nuk është e ngjashme me atë që ju konsideroni si “edukim mediatik”.

Një shqetësim që gjeti dhe mbështetjen e deputetes socialiste Kodheli në Komisionin e Integrimit. Deputetja Tabaku dhe Açka u shprehën me shqetësim në lidhje me këtë term të shtuar për një funksion që nuk ka asnjë arsye ta zbatojë AMA.

Tabaku ngriti dhe disa shqetësime që bazoheshin dhe në një kërkesë të Dhomës Amerikane të Tregtisë në lidhje me këtë projektligj.

'Kush janë platformat që mund të konsiderohen shpërdanrës së videove që juve do të kontrolloni?"-pyeti Tabaku ndërsa po rreshtonte shqetësimet në lidhje me projektligjin dhe përafrimin e tij me dispozitat e Bashkimit Europian.

komisioni i ekonomise

Sondazh

Poll