Aktualitet

“Mallkoj ditën që kam qenë pjesë e administratës”/ Banori në Bërxullë: Kanë nxjerrë sekserë për të manipuluar banorët, ç'do na premtojnë për fushatë?

Banori pohoi se ishte në dijeni të këtij projekti, pasi ka qenë pjesë e administratës.

3 Prill 2023, 10:59 Nga A.B
“Mallkoj ditën që kam qenë pjesë e
Qytetari

TIRANË- Një prej banorëve të Bërxullës, bëri të ditur se Qeveria ka nisur lëvizjet pak para fushatës, kur ende nuk u kanë dhënë zgjidhje për problemin që kanë. Ai deklaroi se qeveria ka vënë në lëvizje sekserë për të firmosur aktet noteriale.

Banori pohoi se ishte në dijeni të këtij projekti, pasi ka qenë pjesë e administratës.

"Do e çojmë çështjen edhe në Hagë, nuk e di sesi do vijnë për fushatë këtu për të premtuar, çfarë do thonë, do ju vrasim? Vijnë vetëm përdorin 2, 3 sekserë, premtojnë gjëra të rreme. 

Ça kanë premtuar për 30 vite s’kanë bërë asgjë. As rrugë, as drita. Përdorin ca sekserë që marrin akte noteriale nëpër banesa, gënjejnë pronarë banesash që t’i çojnë drejt firmosjes së akteve noteriale. Dijeni keni pasur për projektin, si pjesë e administratës që të punoja për fshatin tim, por e mallkoj atë ditë që kur u ktheva nga emigracioni. Ka vetëm mbledhje, zgjidhje ekuacionesh se si ta shfrytëzojnë popullit. Ne i kemi me dokumente pronat”, tha ai.

Banorët e Bërxullës kanë 7 muaj që protestojnë kundër ndërtimit të aksit 'Thumanë-Kashar', segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier. Me ndryshimin e projektit banorët deklarojnë se parashikohet të shemben banesat e tyre. Ato nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën. Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën 'Gener 2' të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to./Dosja.al

protesta e banoreve te berxulles

Sondazh

Poll