Aktualitet

Banorët e Bërxullës marrin mbështetje nga Italia, Orlando: Më ftuan të shikoj situatën, do mbledh prova, shpresoj t'i ndihmoj

Duke u prezantuar si Orlando, ai bën të ditur se është ftuar nga një mik i tij për të mbështetur këtë kauzë.

3 Prill 2023, 10:45 Nga A.B
Banorët e Bërxullës marrin mbështetje nga Italia, Orlando:
Italiani

TIRANË- Në mbështetje të banorëve të Bërxullës, në protestë është bashkuar edhe një italian. Duke u prezantuar si Orlando, ai bën të ditur se është ftuar nga një mik i tij për të mbështetur këtë kauzë. Ndër të tjera, ai thotë se po mbledh prova për të ndihmuar banorët e Bërxullës.

"Jam italian, jam Orlando, jam mik i Dritan Zeneli më ka ftuar këtu që ti jap mbështetje, më duket e cuditshme që të futet në pronën private të individëve. Po mbledh prova, do i coj te kolegët italiane për të kuptuar nëse mund të bëjmë dicka për ti ndihmuar. Shpresoj të jem ndihmë për këto banorë që ndodhen në një situatë të çuditshme."

Banorët e Bërxullës kanë 7 muaj që protestojnë kundër ndërtimit të aksit 'Thumanë-Kashar', segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier. Me ndryshimin e projektit banorët deklarojnë se parashikohet të shemben banesat e tyre. Ato nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën. Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën 'Gener 2' të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to./Dosja.al

banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll