Aktualitet

Banorët e Bërxullës në protestë, qytetari: Nuk do bllokojmë rrugën, Policia na tha se do vijnë delegacione

Ata kanë vendosur që të mos e bllokojnë rrugën e Rinasit për shkak të kërkesës së policisë e cila ka deklaruar se sot ka delegacione që duhet të mbërrijnë në Tiranë.

3 Prill 2023, 10:41 Nga A.B
Banorët e Bërxullës në protestë, qytetari: Nuk do
Qytetari

TIRANË- Dita e hënë ka nisur me protestën e banorëve të Bërxullës. Sot ato ndodhen në rrugën e Rinasit, duke kundërshtuar sërish projektin e rrugës Thumanë-Kashar. Një prej tyre u shpreh se kanë vendosur që të mos e bllokojnë rrugën e Rinasit për shkak të kërkesës së policisë e cila ka deklaruar se sot ka delegacione që duhet të mbërrijnë në Tiranë.

“OST i thotë unë nuk i lëviz shtyllat, ju duhet të lëvizni gjurmën e rrugës. Ne këtë protestë e kemi spostuar për një arsye duke gjetur mirëkuptimin me policinë e shtetit. Nuk kemi dalë të bllokojmë rrugën për këtë arsye sepse në Tiranë ka delegacione. Ky është mirëkuptimi i fundit që i japim policisë së shtetit. Nuk do ta kenë më mirëkuptimin tonë për sa kohë nuk na mirëkupton shteti. Ne si banorë po zbatojmë vetëm ligjin dhe po kërkojmë vetëm të drejtat tona. Ata heshtin dhe vetëm heshtin, Kjo është për të na sosur ne durimin që të kalojmë në akte ekstreme.

Pastaj do kalojë edhe durimi jonë sepse njerëzit janë në siklet dhe në hall sepse nuk dinë ku do akomodohen nesër kur të prishet banesa, Nuk na jepet asnjë informacion ku ndërtohen banesa. Nuk na jepet informacion se ku do ndërtohen rrugët dytësore, Nuk po kërkojmë asgjë. Janë 183 ditë protestë dhe ne nuk marrim asnjë përgjigje për kërkesat tona. Zgjedhja jonë është për zgjidhjen e halleve të komunitetit tonë jo të na përfaqësojë politika. Ajo i shfrytëzon për interesat e vet personale. Nuk kemi nevojë për famë. Ne jemi hallexhinj. Edhe kur kanë shkuar nëpër protesta, ato janë shuar. Protesta jonë ka 7 muaj sepse është protestë që bëhet me njerëz që vërtetë kanë hall. Nuk është asnjë që ka ardhur dje dhe gjeti një terren dhe e pushtoi. Nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet e shtetit. Unë i jam drejtuar me kërkesa përditë”, deklaroi njëri nga protestuesit.

protesta e banoreve te berxulles

Sondazh

Poll