Aktualitet

Aksidenti në Astir, arrestohet drejtuesi i automjetit që përplasi të riun. Viktima ende i paidentifikuar

Sipas Policisë, viktima është ende i paidentifikuar, teksa nga pamjet shihet se është relativisht i ri.

3 Prill 2023, 10:12 Nga k.m.
Aksidenti në Astir, arrestohet drejtuesi i automjetit që përplasi
Pamje nga aksidenti

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin me vdekjen e të riut në autostradën në zonën e Astirit. Policia e Shtetit ka bërë me dije sot se është arrestuar shtetasi P. M. (M)., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën “Teodor Keko”. Sipas Policisë, viktima është ende i paidentifikuar, teksa nga pamjet shihet se është relativisht i ri.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Vihen në pranga 12 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike (përforcues grushti).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Xh. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish-të dashurën e tij, si dhe ka dëmtuar xhamin e automjetit me të cilin ajo udhëtonte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. A., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur aparatin celular një shtetaseje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Xh. K., 23 vjeç, banues në Kamëz, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas të mitur, pasi kanë vjedhur disa vegla pune, në një firmë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:

- O. L., 27 vjeç, banues në Pezë Helmës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;

- A. H., 22 vjeç, banues në Vaqarr, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: - F. Z., 26 vjeç, Xh. H., 32 vjeç dhe E. S., 42 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit; - R. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit dhe pa leje drejtimi; - P. M. (M)., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën “Teodor Keko”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas ende të paidentifikuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin S. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit.
---
Në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është paraqitur shtetasja Xh. S., 37 vjeçe, banuese në Bathore, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa, vajza e saj 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e shtetit aksident ne tirane tirane

Sondazh

Poll