Aktualitet

Fshehu mbi 3 kilogramë kokainë në pyll, Policia arreston 24-vjeçarin shqiptar në Itali, vijojnë kërkimet për 'kokën' e grupit

24-vjeçari shqiptar, jetonte mes Umbria dhe Toscanas. Ai është vënë nën akuzë për trafik droge

3 Prill 2023, 09:42 Nga A.B
Fshehu mbi 3 kilogramë kokainë në pyll, Policia arreston
Policia

ITALI- Një 24-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Itali, pasi është zbuluar me 3 kilogramë e gjysëm kokainë. I riu e kishte fshehur kokainën në një pyll në zonën Uppiano, në kodrat mbi Città di Castello. 

Policia e arrestoi si person që ka lidhje me posedimin dhe tregtimin e drogës. I riu tashmë ndodhet në burg në Perugia, raportojnë mediat italiane.

Operacioni nisi pikërisht me zbulimin e tre kilogramëve e katërqind gramë të sasisë së kokainës, e cila ishte fshehur mirë, nën tokë, në një shkurre në kodrat mes Montesca dhe Uppiano. Duke pasur parasysh sasinë e madhe të drogës së sekuestruar, hetimet janë ende në vijim. Prokuroria ka si qëllim rindërtimin e skemës e mënyrën sesi shqiptari e shpërndante drogën, si dhe për të zbuluar se kush fshihet pas tij. 

Hetimet e ndërmarra deri më tani kanë çuar në identifikimin e përgjegjësive për posedimin e drogës ndaj shqiptarit./Dosja.al

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll