Aktualitet

Aksident i rëndë në Librazhd-Përrenjas, për dy viktima! Detajet nga ngjarja, Policia: Po kërkojmë trupat!

Viktimat, janë identifikuar vetëm me iniciale, A.Y dhe M.Y., përkatësisht 55 dhe 50 vjeç, të dy nga Devolli.

3 Prill 2023, 08:32 Nga k.m.
Aksident i rëndë në Librazhd-Përrenjas, për dy viktima!
Foto ilustruese

LIBRAZHD- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Librazhd-Përrenjas. Një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua. Raportohet se viktima kanë mbetur një çift bashkëshortësh. Viktimat, janë identifikuar vetëm me iniciale, A.Y dhe M.Y., përkatësisht 55 dhe 50 vjeç, të dy nga Devolli. Mjeti dyshohet se ka rënë në përrua gjatë natës, ndërkohë që ende po punohet për nxjerrjen e trupave nga lumi. 

Librazhd/Informacion paraprak

Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi A. Y., rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip "Volksëagen", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës.

Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet.

Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

aksident ne librazhd

Sondazh

Poll