Aktualitet

U martua me mblesëri, Juliani: Nuk e doja ish-gruan. Ishte gjithmonë kundër meje, unë 1 fjalë ajo 15

Ai thotë se shtëpia nuk është blerë për Julianin, por për ish-gruan e tij, të cilën më parë e akuzoi për tradhti. Juliani vijon të thotë fjalë të tjera për ish-bashkëshorten dhe thotë se ai nuk e ka dashur kurrë sepse ishte një martesë me mblesëri.

2 Prill 2023, 22:52 Nga DOSJA
U martua me mblesëri, Juliani: Nuk e doja ish-gruan. Ishte gjithmonë
Juliani

TIRANË- Drejt fundit të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, “Shihemi në Gjyq”, konflikti mes nënë e bir nuk gjen një rrugë zgjidhjeje. Juliani nuk pranon të lirojë shtëpinë që i ka blerë nëna e tij dhe që ka mundur t’ia marrë nëpërmjet kontratës së dhurimit duke i thënë se po firmoste për librezat e ujit dhe dritave.

Ai thotë se shtëpia nuk është blerë për Julianin, por për ish-gruan e tij, të cilën më parë e akuzoi për tradhti. Juliani vijon të thotë fjalë të tjera për ish-bashkëshorten dhe thotë se ai nuk e ka dashur kurrë sepse ishte një martesë me mblesëri.

Eni Çobani: Shtëpinë ajo ia mori asaj mosmirënjohëses, asaj krimineles, asaj që ia hodhi të tëra poshtë.

Ardit Gjebrea: Shiko, ajo mosmirënjohëse dhe kriminele është nëna e fëmijëve të tu. Atë kriminelen ta dhanë me zor ty?

Julian: Ma bënë me mblesëri. Mamaja më tha mua ta mbajmë që atë natë me gjithë babanë kur unë nuk e desha. Ata më thanë “epo mbaje”.

Ardit Gjebrea: Nuk e deshe ti, që natën e parë s’e deshe?

Julian: Nuk e desha. Babai e pëlqeu dhe mamaja dhe e mbajta.

Eni Çobani: Po mirë si e mbajte 15 vjet?

Julian: E mbajta për hir të fëmijëve.

Serije: Po e lije, e pe që nuk të shkonte, e lije.

Julian: Unë doja që të ndahesha mirëpo ndërhynte mamaja dhe babai, “mos, mos, mos”.  E gëlltita dhe për hir të prindërve dhe për hir të fëmijëve, ajo nuk u shtrua dot që të hynte në brazdë me mua.

Eni Çobani: Serije, kërkesa jote  e fundit ndaj djalit kush është?

Serije: Të lirojë shtëpinë.

Ardit Gjebrea: Julian, kemi mbaruar kohën televizive.

Julian: Një sekondë. Femra është shumë e zgjuar. Në qoftë se një femër e bën burrin për vete, burri gjithmonë ulet. Po kur femra do të dalë mbi burrin, si duhet të reagojë burri atëherë?

Julian: Ajo ishte gjithmonë kundër meje, unë 1 ajo 15. Nuk kishte shanse.

Për më shumë mund të ndiqni videon e plotë:

Marrë nga TVKLAN

shihemi ne gjyq e diela shqiptare

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Prill 2023, 19:51 F.M

Aksident me vdekje në Astir

Foto Ilustruese TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë. Në një njoftim zyrta...