Aktualitet

Tjetër aksident i rëndë, vdes pasagjeri i një motori në Sukth, u përplas nga makina, fajtori largohet nga vendngjarja

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. 

2 Prill 2023, 21:50 Nga F.M

 

Tjetër aksident i rëndë, vdes pasagjeri i një motori në
Foto Ilustruese

 

DURRËS- Një tjetër person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti. Këtë herë, në aksin rrugor Sukth-Manzë, një automjet përplasi një motor në të cilin udhëtonin dy persona. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:15. Si pasojë, ka ndërruar jetë personi që ishte pasagjer në motor, ndërsa drejtuesi është plagosur. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. 

Njoftimi i policisë Durrës:

Rreth orës 21:15, në aksin rrugor Sukth-Manzë, një automjet ende i paidentifikuar është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. R. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjeri shtetasi M. N, që ndodhej në motomjet, ndërsa drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne sukth

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Prill 2023, 19:51 F.M

Aksident me vdekje në Astir

Foto Ilustruese TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë. Në një njoftim zyrta...