Aktualitet

PAMJE HORROR/ Kapërcen bordurën dhe tenton të kalojë rrugën, qytetari përplaset nga makina dhe 'fluturon' 30 metra në ajër, vdes në vend

Pa parë as majtas dhe as djathtas vrapon të kalojë rrugën, por nuk mbërrin në destinacion.

2 Prill 2023, 21:39 Nga F.M
PAMJE HORROR/ Kapërcen bordurën dhe tenton të kalojë
Momenti i përplasjes

TIRANË- Pamjet që po shikoni tregojnë momentin e përplasjes së këmbësorit nga një automjet në Astir. Qytetari, i cili nuk është identifikuar ende shihet se kalon rrugën duke vrapuar. Kur mbërrin në korsinë tjetër, hipën mbi bordurë dhe e kapërcen atë. Më pas, pa parë as majtas dhe as djathtas vrapon të kalojë rrugën, por nuk mbërrin në destinacion.

Një mjet tip 'Mercedes Benz' ngjyrë gri, i drejtuar nga një person me inicialet P.M., e përplas! Qytetari, siç duket në video, fluturon në ajër dhe përfundon të paktën 30 metra larg vendit që e përplasi makina. Ai ndërroi jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje dhe drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat. 

aksident ne astir

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Prill 2023, 19:51 F.M

Aksident me vdekje në Astir

Foto Ilustruese TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë. Në një njoftim zyrta...