Politike

BATUTAT/ Rama-Vuçiçit: Të pëlqen peshku që ha në Beograd? Shijoje, ta kanë sjellë shqiptarët

Rama përmendi eksportin e produkteve shqiptare.

2 Prill 2023, 19:24 Nga F.M
BATUTAT/ Rama-Vuçiçit: Të pëlqen peshku që ha
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç

ITALI- Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Teksa flisnin para gazetarëve, pas takimit të zhvilluar në Verona, Rama përmendi eksportin e produkteve shqiptare. Ai e pyeti Vuçiç nëse i pëlqente peshku që konsumonte në Beograd, duke shtuar se i shkonte nga Shqipëria. 

Pjesë nga dialogu: 

Edi Rama: Të pëlqen peshku shqiptar që ha në shëtitoren para Beogradit?

Aleksandër Vuçiç: E kemi në shumë restorante në fakt

Edi Rama: Provoje, mos thuaj që u bë për tu pushtuar nga shqiptarët, thjesht shijoje

Aleksandër Vuçiç: Kemi në fakt peshk nga Greqia dhe Shqipëria në shumë restorante në Beograd.

Edi Rama: Ia kemi dalë tu hapim rrugët edhe atyre që prodhojnë mish. E shihni? Ne nuk kemi frikë se do të helmohemi nga produktet e njëri-tjetrit. Evropianët kanë ende frikë sepse jemi njerëz të çuditshëm, flasim gjuhë të çuditshme, më e çuditshme është ajo serbe në fakt. 

 

edi rama open balkan ne itali aleksander vucic

Sondazh

Poll