Politike

Rama: Mos u habisni për takimin e radhës, do jetë në një vend sekret! Mediat serbe do thonë që presidenti i tyre është marrë peng

Para gazetarëve, ai tha se të tre do të takohen në një vend të Bashkimit Evropian, të cilin për momentin e mbajti sekret.

2 Prill 2023, 19:24 Nga F.M
Rama: Mos u habisni për takimin e radhës, do jetë në
Edi Rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur takimin e zhvilluar në Itali duke zbuluar se çfarë do të bënte më pas me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Para gazetarëve, ai tha se të tre do të takohen në një vend të Bashkimit Evropian, të cilin për momentin e mbajti sekret. Me humor shtoi se mediat serbe do ta konsideronin Vuçiç një 'peng' të tijin.

"Do të takohemi në një vend gjatë kësaj periudhe që është ende sekret. Që të mos iu duket habi që po na shihni këtu në Verona por do të na shihni në një vend tjetër në BE. Jo për turizëm, por për Ballkanin e Hapur.  E di që ky sekret do jetë lajmi kryesor në mediat serbe dhe më vjen keq për Aleksandrin por mediat serbe do të flasin për sekretin shqiptar dhe për presidentin e tyre që është marrë peng. Në njëfarë mënyre, po, kjo është e vërtetë,"- tha Rama. 

edi rama open balkan ne itali

Sondazh

Poll