Politike

Lejet e punës/ Vuçiç: Do i heqim në qershor ose korrik. Kovaçevski: Çdo procedurë do jetë online

Kovaçevski tha se kjo gjë do të bëhet për të lehtësuar mënyrën e punësimit të qytetarëve mes tre vendeve. 

2 Prill 2023, 19:15 Nga F.M
Lejet e punës/ Vuçiç: Do i heqim në qershor ose korrik.
LIderët në Verona

ITALI- Lejet e punës do të hiqen në muajin korrik të këtij viti. Kështu u kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski nga Verona, pas takimit që pati me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në konferencë me gazetarët, Kovaçevski tha se kjo gjë do të bëhet për të lehtësuar mënyrën e punësimit të qytetarëve mes tre vendeve. 

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: Lidhur me një prej projekteve, liberalizimin e forcës së tregut të punës, kur do hiqen lejet e punës? 

Aleksandër Vuçiç: Besojmë se do të arrijmë ta bëjmë në qershor e korrik ndoshta. Është me të vërtetë e rëndësishme, është gur themeli për krijimin, formimin e tregut të Ballkanit të hapur dhe do të jetë me shumë dobi për qytetarët tanë. Kohët e fundit kemi pasur mjaft shkëmbim të kompanive serbe dhe Maqedonisë së Veriut që donin të sillnin njerëz që të punonin dhe kemi pasur shumë problem. Nuk do të ketë më, njerëzit do të gjejnë punë në Shkup, në Beogran, në Tiranë, në Sarandë, Vlorë, nuk ka rëndësi se ku.

Dimitar Kovaçevski: E rëndësishme është që kjo vërteton edhe njëherë se po flasim për 4 liritë e Evropës, kur folëm për rritjen e vëllimeve tregtare mes 3 vendeve, po flisnim për mallrat dhe shërbimet. Ka pasur një rritje prej 25%, në rastin tonë më shumë se 40%, kur e nisëm ID-në e Ballkanit të Hapur, kishim parasysh lëvizjen e lirë të njerëzve, më parë duheshin gjashtë muaj kohë për të shkuar për të punuar. Tashmë çdo qytetarë, në portalet e secilit prej vendeve mund të marrë numrin e identitetin dhe mund të aplikojë për sigurimet e për gjithçka, gjithë procedura do të mbarojë për pak ditë. Çdo gjë do të jetë elektronike. Dje isha në inagurimin e një kompanie në Shkup që sjellin inxhinier nga Serbia apo Shqipëria. Duhet të nisim prodhimin e softëareve. Kemi nevojë për një standart jetese, duhet të jetojmë me njëri-tjetrin, të jetojmë në BE, por në vendet tona.

dimitar kovacevski open balkan ne itali

Sondazh

Poll