Politike

Nisma e re/ Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia hapin kufijtë për një ditë, Vuçiç: Mënyra jonë për të shembur 'Murin e Berlinit'

Deklarata u bë nga Verona.

2 Prill 2023, 19:07 Nga F.M
Nisma e re/ Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia hapin kufijtë
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Dimitar Kovaçevski

ITALI- Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të hapin kufijtë për një ditë. Ky është vendimi i marrë mes tre lidervë të 3 vendeve që u bë i ditur nga Dimitar Kovaçevski pas takimit që pati me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Pas kësaj deklarate, Vuçiç tha duke qeshur se kjo do të jetë mënyra e tyre për të 'shembur' Murin e Berlinit. 

Pjesë nga konferenca: 

Dimitar Kovaçevski: Ndamë evenimentet që kemi në plan, kryesisht për Ballkanin e Hapur. Kemi një eveniment mjaft të mirë për prodhuesit e vegjël të Shqipërisë dhe Serbisë. Ajo çfarë tha Vuçiç është se kur ke evenimente të tilla apo të ngjashme, sepse jemi dhe në një proces organizimi panairi të madh ajror në Shkup. Do ketë avionë dhe dy prej tyre do të jenë të muzeut ushtarak. Një mban emrin tonë dhe do të kthehet më në fund në Shkup. Më vonë do të bëjmë atë që u zbulua, të organizojmë një ditë pa kufi, të gjithë trarët të hapur. Që të shohin se si kalohet.

Aleksandër Vuçiç: Do të jetë mënyra jonë e shembjes së murit të Berlinit.

Edi Rama: Nëse me ngadalësim nënkuptoni më pak takime, kjo nuk nënkupton që kemi ngadalësuar nismën. E rëndësishme është që jemi në drejtimin e duhur, i shohim të gjitha nismat, përfshirë dialogun për normalizimin si pjesë e së tërës, jam i sigurtë që kjo nismë jep më shumë argumente se sa mirë na shërben kjo nismë. 

open balkan ne itali

Sondazh

Poll