Politike

Vuçiç: Do të bëjmë të mundur hyrje-daljet pa kufi!

Vuçiç tha se u duhet treguar njerëzve që kjo gjë funksionon.

2 Prill 2023, 19:03 Nga F.M
Vuçiç: Do të bëjmë të mundur hyrje-daljet pa
Aleksandër Vuçiç

ITALI- Preisdenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur se do të mundësohet hyrje-dalja pa kufi mes vendeve të Ballkanit. I pranishëm në një konferencë për mediat që u mbajt në Verona, në takimin e radhës për Open Balkan, Vuçiç tha se u duhet treguar njerëzve që kjo gjë funksionon.

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: Duket sikur Ballkani i Hapur është ngalësuar apo është ndalur për shkak të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë? 

Aleksandër Vuçiç: Muajin e ardhshëm do të takohemi diku në Serbi dhe kjo do të jetë shumë e rëndësishme. Dimitar ka bërë shumë gjëra, në qershor do të shohim se ku do të organizohemi, më pas kemi panairin e bukës. Më pas, nëse më lejohet ta zbuloj, do të bëjmë të mundur hyrje-daljet pa kufi. Nuk do të dëgjojmë më njerëzit që të thonë se po vijnë terroristët. Tu tregojmë njerëzve tanë se si funksionon kjo hapje. Jam i sigurtë sepse njerëzve do tu pëlqejë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë gjë. Ne do të jemi më të pranishëm në të gjitha pikat kufitare për të parë se si t'i bëjmë gjërat pa pengesa pasi ka një rëndësi maksimale.

aleksander vucic open balkan ne itali

Sondazh

Poll