Politike

Rama: Quhet Kosovë dhe jo Metohi! Asociacioni duhet parë si garanci për qytetarët serbë, Kurti është bërë më i hapur dhe më konstruktiv

Rama shtoi se teoritë e së shkuarës duhen lënë pas dhe duhet vijuar ne dialogun.

2 Prill 2023, 18:51 Nga F.M
Rama: Quhet Kosovë dhe jo Metohi! Asociacioni duhet parë si garanci
Edi Rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Kosova është çështja për të cilën nuk do të bjerë kurrë dakort me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një konferencë për mediat të mbajtur në Verona ku u zhvillua takimi i radhës për Open Balkan, Rama tha se ai dhe Aleksandër Vuçiç e shohin ndryshe situatën. Por, Rama shtoi se teoritë e së shkuarës duhen lënë pas dhe duhet vijuar ne dialogun. Ai vuri në dukje se edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndryshuar, duke u bërë më bashkëpunues dhe më i hapur në lidhje me këtë temë. 

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: Gjatë vizitës së Kovaçevskit, Brnabiç tha se nuk ka arsye ekonomike për të kundërshtuar këtë nismë dhe se arsyet janë vetëm politike. Në këtë kuptim, sa janë barrë arsye politike për këtë nismë, u referohemi Kosovës dhe Metohisë dhe marrëdhënies mes Shqipërisë e Serbisë sepse gjatë muajve të fundit kemi pasur veprime të njëanshme të Prishtinës, të dyja palët i shohin ndryshe këto veprime.

Edi Rama: Ishte më mirë kur s'i flisnim njëri-tjetrit? Nëse do të vazhdonim të mos i flisnim njëri-tjetrit, të qëndronim në barrikadat e së shkuarës, sot do të ishim në një pozicion më teë keq, në të gjitha krizat që janë shpalosur në Evropë, natyrisht kemi një mosmarrëveshje të madhe, apo le të themi, nuk është një mosmarrëveshje, por më shumë, një distancë, për atë që ju e quani Metohija e unë e quaj Kosovë. A është kjo arsye për të mos folur? Kjo është arsye për të folur. Meqë ra fjala edhe dialogu është në një tjetër fazë sot. Të gjithë mund të marrin merita, por kjo ishte e qytetarëve, jam takuar me kryeministrin Kurti para pak ditësh dhe pashë që ishte shumë më i ashpër se sa pak ditë më parë. I thashë që duhet të sigurohemi se si pjesa e Asociacionit është garanci për qytetarët serbë që duhen parë si urë e së ardhmes. Këto nuk janë më tabu dhe i thashë atij që ka mbështetjen tonë të plotë për të ecur përpara dhe për ta lënë pas krahëve të shkuarën, në atë që kanë qenë retorikë e të shkuarës. Çfarë po bëjmë ne praktikisht. Nuk është një vizitë turistike, jemi këtu për prodhuesit tanë, të verërave, që është më shumë se sa një produkt, është kartëvizita e një vendi. Jemi këtu për tu hapur dyert. Çfarë ka të gabuar këtu, do të doja të bëja më shumë, siç e tha Dimitar, duhet të bëjmë më shumë me edicionin e verërave dhe jo vetëm, ashtu siç e thamë më parë. Ballkani i Hapur është për të gjithë prodhuesit, nëse prodhues nga Franca vijnë, atëherq ç'ndodh me ata nga Bosnja, apo pse të mos jenë ata nga Kosova e Mali i Zi? Na duhet të ecim, më besoni, me të gjitha pengesat. Me të gjithë patriotët që na është dashur të merremi, nuk janë patriotë në fakt sepse patriot nuk është dikush që për të dashurin vedin e tij, djeg një vend tjetër. Jemi në momentin më të mirë të këtij rajoni, meritat nuk janë të rëndësishme, jam i lumtur që shoh BE-në dhe SHBA-të të marrin meritat, por ne po bëjmë më të mirat.

edi rama open balkan ne itali

Sondazh

Poll