Politike

Gjermania hapi dyert për 50 mijë punonjës, Rama: E drejta e tyre legjitime, por ne jemi në mes të Evropës, do flasim në maj për këtë gjë

Sipas tij, gjërat duhet të ndryshojnë. 

2 Prill 2023, 18:25 Nga F.M
Gjermania hapi dyert për 50 mijë punonjës, Rama: E drejta e tyre
Edi Rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se një nga gjërat kryesore për të cilën do të dëshironte të diskutonte në takimin e radhës së Open Balkan, është largimi i forcës punëtore nga Shqipëria. Ai përmendi Gjermaninë si një nga vendet që ka hapur 50 mijë vende pune për të gjithë qytetarët nga Ballkani. Sipas Ramës, kjo gjë është në të drejtën e tyre legjitime, por shtoi se edhe Shqipëria është në mes të Evropës, ndaj sipas tij, gjërat duhet të ndryshojnë. 

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Ajo që ka rëndësi gjithashtu është që po punojmë për një strategji për të përforcuar marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, për tu siguruar që të ketë një dialog shumë të qartë për kush bën çfarë. Kur vjen fjala për integrimin në BE, fjalitë, kapitujt, pikat dhe presjet, ne jemi shumë të përpiktë për t'i përmbushur ato. Nuk do të kërkojmë dhurata dhe as përfitime, por do të kërkojmë të jemi të saktë në përmbushjen e detyrave tona. Por, ka gjëra që duhet të ndryshojmë, kur vjen fjala për hendekun. Ne jemi të shqetësuar dhe nuk mund ta fshehim, përsa i përket vrullit të ri në Evropë, nisur nga Gjermania dhe vendeve të tjera, në kërkim të forcës së punës. Është absolutisht e drejta e tyr legjitime ta bëjnë këtë, por ne nuk jemi diku gjetkë, jemi në mes të Evropës. Për këtë do të diskutojmë edhe në takimin e majit. Për ta përmbledhur, do të doja të përmendja vëllimin tregtar. Është rritur me 20%, një e katërta. Jemi të lumtur të shohim që ka përparim edhe në Procesin e Berlinit. Gjithmonë do tu bëjmë thirrje anëtarëve të tjerë të rajonit që të bëhen pjesë kurdo që të duan. T bashkohen me zemër, me gjysëm zemre apo sido që të duan. 

edi rama open balkan ne itali

Sondazh

Poll