Politike

Rama bën parashikime: Kupën verore e dimë që do e fitojë Serbia, por rëndësia ka pjesëmarrja. S'e kam kuptuar pse janë më të zotë se ne për lojërat me top

Batutat e Ramës.

2 Prill 2023, 18:22 Nga F.M
Rama bën parashikime: Kupën verore e dimë që do e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se do të zhvillohet kupa verore mes nxënësve të shkollave të ndryshme të rajonit. Në një konferencë për mediat nga Verona, ku u mbajt takimi i radhës për Open Balkan, Rama tha se e di që këtë kupë do ta fitojë Serbia. Me humor, ai shtoi se për Shqipërinë, rëndësi ka të marrë pjesë. 

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Do të takohemi në fund të majit dhe më pas do të kemi panairin e bukës në Shqipëri, në fillim të vjeshtës. Më pas do të kemi panairin e verërave. Ndërkohë do të kemi kupën e parë verore të fëmijëve në shkolla. Që tani e dime që Serbia do të fitojë. Megjuthatë e dimë që nuk ka rëndësi të fitosh, por të marrësh pjesë. Fëmijt do të mësojnë nga më të mirë, s'e kam kuptuar kurrë përse Serbët janë më të mirë kur bëhet fjalë për të pasur një top, për të vrapuar pas topit e për ta futur në rrjetë. Do të na duhet të mësohemi. 

open balkan ne itali edi rama

Sondazh

Poll